Engel: Sdo të ketë ndarje territoresh, SHBA-të mbështesin Kosovën
Prishtinë- “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm, kështu është shprehur Eliot Engel, ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, në intervistën dhënë ‘Radios Evropa e Lirë’.
Sa i takon Marrëveshjes së arritur më 19 prill për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, vonesat për zbatimin e saj, Engel mendon se procesi i normalizimit nuk është në rrezik, duke theksuar se të dyja palët janë të përcaktuara për një marrëveshje, gjë që e bën dhe ta zbatojnë atë.
Megjithatë, Engel mendon se kjo është një situatë serioze dhe se palët kanë dyshime nëse kjo është gjë e mirë. Por, ai thotë se është një hap i domosdoshëm që duhet të ndërmerret dhe beson se do të funksionojë. Bashkimi Evropian natyrisht është aty dhe Shtetet Bashkuara do të jenë gjithnjë në krah të popullit të Kosovës në çdo hap.
Sipas Engelit, në këtë marrëveshje Kosova ka përfituar, sepse për herë të parë, Serbia de facto e ka njohur Kosovën dhe qeveria e Prishtinës do të shtrijë kontrollin në tërë Kosovën. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm.
Por, unë nuk pajtohem se ndarja e Kosovës është rruga që duhet ndjekur. Kosova është në Ballkan, ku nuk e dini ku është fundi. Nëse lëvizni kufijtë në Ballkan, nëse ndani Kosovën, çfarë do të ndodhë kur Republika Serpska dëshiron të jetë pjesë e Serbisë, çfarë ndodhë kur pjesë të Maqedonisë duan të ndryshojnë, çfarë do të ndodhë me Bosnjën? Nuk do të kishte fund dhe kam frikë se nuk do të kishte zgjidhje edhe për njëqind vjet të tjera,theksoi Engel, duke shtuar se nëse filloni të lëvizni kufijtë, do të jetë një biletë e sigurt drejt konflikteve të së kaluarës, është shprehur ai.