E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Misioni i ODIHR-it nis takimet zyrtare, konferencë në orën 15:00

osbe-jaTiranë- Delegacioni i Vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it ka nisur sot takimet në Tiranë në Ministrinë e Jashtme.

Rreth orës 10:00 ata mbërritën në zyrën ministrit Aldo Bumçi. Ndërsa më pas pritet që ata të takohen me krytaren e KQZ-së Lefterie Lleshi.

Mësohet se në përfundim të takimeve vëzhguesit e ODIHR-it do të japin një konferencë për shtyp, rreth orës 15:00.

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-t dhe të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, mbërritën ditën e hënën në kryeqytet me misionin për të ndjekur nga afër zgjedhjet e 23 qershorit. Në krye të misionit është amerikanja Conny McCormack, e cila ka qënë pjesë e ekipeve vëzhgues në zgjedhjet në Armeni, Meksikë, Rusi, Jemen, Indonezi e Nigeri.

Ekipi i ODIHR-it përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ashtu si edhe në vitin 2009, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Volfgang Grossruck, aktivizoi sërish marrëveshjen me ODIHR-in për një mision të përbashkët monitorimi.

Ekipi i Asamblesë Parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën Juglindore, Roberto Battelli, deputet slloven. Z.Battelli ka një eksperiencë të gjerë në vëzhgimin e zgjedhjeve, ndërsa ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së. Ai ka qenë dhe koordinator i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së në zgjedhjet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.

ODIHR-i ka kërkuar nga vendet anëtare të OSBE-së që të dërgojnë në Shqipëri 430 vëzhgues, por ende nuk është përcaktuar numri i saktë i atyre që do të përfshihen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›