Sequi për biznesin: Duhet ende shumë punë për të bërë
Mbështetja e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme është e rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë. Ettore Sequi, ambasador i BE-së në Shqipëri deklaroi se sektori i biznesit privat jep një ndikim të konsiderueshëm në rritjen ekonomike. Sipas kreut të prezencës së BE-së në vendin tonë pavarësisht përmirësimeve ka ende aspekte të ekonomisë mbi të cilat duhet të punohet.
BE ka dhënë 2.2 milion euro për zhvillimin e SME-ve. Mbështetja e këtij sektori është mjaft i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë.Vendi juaj ka bërë mjaft përparime në aspektet ekonomike dhe kjo saktësohet edhe në progress-raport, por ka ende hapësira ku duhet të punohet. Zhvillimi i SME-ve ka një ndikim edhe në rritjen e numrit të të punësuarve. BE do të vazhdojë t`ju mbështes drejt integrimit.
Zv.ministri i METE, Eno Bozdo, deklaroi se prej projektit IPA 2007 kanë përfituar një numër i konsiderueshëm kompanish në vend.
Projekti, i financuar në kuadër të Programit IPA 2007, të BE-së, u zbatua gjatë periudhës Tetor 2009 - Dhjetor 2011 duke synuar zhvillimin e ndërrmarrjeve të vogla e të mesme.