Engel Zgjedhjet e lira ne 23 qershor test per Shqiperine

Ligjvënësi amerikan demokrat Eliot Engel në një intervistë për agjencinë INA thotë se reputacioni i Shqipërisë do të varet nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 23 qershorit. Engel i cileson zgjedhjet si shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ato duhet te jene të lira dhe demokratike sipas tij, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. “Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira dhe të pastra do ta ndihmonin anëtarësimin e shtetit edhe në Bashkimin Evropian” është shprehur Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.