Rama prezanton Musa Ulqinin dhe Mimoza Hafizin kandidate per deputete
Kryetari i PS Edi Rama iu rikthye sot prezantimeve të kandidatëve për deputetë. Rama shpalli kandidimin e Musa Ulqinit në Elbasan dhe të Mimoza Hafizit në Shkodër.
Gjatë një konference për shtyp kreu i PS-së i ka vlerësuar maksimalisht të dy kandidatët e rinj, si një vlerë e shtuar e skuadrës së Rilindjes Kombëtare.
Rama theksoi se Ulqini është një socialist që kurrë nuk u nda nga PS, pavarësisht se në vitin 2009 nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë.
“Ky është momenti për të nënvizuar konkretisht respektin për kontributin e një pjesëtari të kësaj familje politike që pavarësisht se në atë kohë u ndje i ngrënë në hakun e vet, nuk u gremis në sedrën vetjake, por pavarësisht kësaj punoi për PS”- nënvizoi kreu i PS.
Po kështu Rama ka vlerësuar edhe Mimoza Hafizin.
“Zgjodhi të rrinte në PS jo me mllef, por me arsyet e veta mu kundërvu pa e shkelur asnjëherë etikën, por pa e lënë assnjëherë bosh vendin si anëtare e PS në raport me njerëzit e kësaj familje, në raport me detyrën e saj dhe detyrimin përkarshi kësaj familje politike”.