Engel mes shqiptareve te ikagos

Eliot Engel
ikago 25 qershor 2011 NOA 8211 Kongresisti amerikan Eliot Engel do te jete i ftuari i nderit ne nje mbledhje te organizuar mes komunitetit shqiptar te ikagos ne shtetin e Ilinoisit.
Kongresisti Engel eshte nje nga personalitetet e njohura te Administrates se Shtepise se Bardhe ne Uashington.
Nder vite ai eshte angazhuar per ceshtjen shqiptare ne Ballkan me theks te vecante ne zgjidhjen e drejte te ceshtjes se Kosoves.
Miku i madh i kombit shqiptar ne keto vite ka qene pjese e pandare e Rezolutave per Kongresin dhe Senatin Amerikan qe kane aktualizuar ceshtjen shqiptare dhe problemin e pazgjidhur tash e nje shekull nen regjimin sllavo-komunist te Beogradit.
E gjithe kjo rrjedhe me kornizat politike dhe te diplomacise ne vijat e gjata ameriane beri qe Kosova nder vite te jete ne te gjitha tryezat dhe ne tubimet e nivelit te larte ne SHBA dhe ne bote. Eliot Engeli ne kete rrugetim ka treguar se eshte nje nga njohesit me te mire te ceshtjes shqiptare ne Ballkan. Me venien ne jete te konceptit te lirise dhe te kaheve te demokracise per shtetin e ri te Kosoves si dhe te ndryshimeve ne relacionet e renies se sistemit komunist ne Shqiperi e bejne edhe me te madhe perkrahjen e Engel. Para diaspores shqiptare ne Amerike Eliot Engel pati paralajmeruar ardhjen e lirise dhe te pavaresise se shtetit te Kosoves. Me entuziasmin e madh shpesh ai thoshte se do te ishte vete ambasadori i pare ne Kosoven e lire vlereson publicisti Skender Karajica njeri nder veprimtaret e komunitetit shqiptar ne ikago.
Takimi me kongresistin Engel do te mbahet me daten 28 qershor 2011 ne Diplomat West ne oren 1900 ne ikago.
INA/NOA