E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama vizitoi Qendren Kombetare te Inxhinierise Robotike ne Universitetin Carnegie Mellon

Presidenti amerikan Barak Obama po u kerkon universiteteve dhe kompanive kryesore qe te punojne se bashku per te ndertuar paisje te reja dhe te shtojne prodhimin per te krijuar vende pune.

Zoti Obama vizitoi sot Qendren Kombetare te Inxhinierise Robotike ne Universitetin Carnegie Mellon.

Ai pa nga afer robotet qe zbulojne rrjedhjet ne linjat e kanaleve te ujerave te zeza si dhe makinat ushtarake te ndertuara me shpejt se zakonisht permes internetit. Gjate vizites presidenti mesoi rreth programeve te simulimit qe synojne pershpejtimin e novacioneve nga kompanite e vogla.

Presidenti Obama tha se po perdor 500 milion dollare nga programet e tjera per te mbeshtetur novacionet materialet dhe makinerite e duhura. Ai tha se nje partneritet i tille ne te kaluaren i ka dhene shtytje novacioneve si interneti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›