E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK/ Merret në pyetje për 30 minuta

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është marrë në pyetje nga SPAK.

Nga ana e prokurorisë apo Agaçit nuk është dhënë ndonjë detaj, nëse ai është pyetur për aferën e inceneratorëve apo jo.

Sekretari i qeverisë ka qenë para prokurorëve për rreth 30 minuta.

Kujtojmë që për aferën e inceneratorëve ndodhet pas hekurave ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, ndërsa ish sekretari i kësaj ministrie Alqi Bllako ndodhet në arrest shtëpie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›