E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shqipëria në drejtim antieuropian”/ Meta: Progres raporti skanoi të gjitha problemet e vendit

Kreu i Partisë së Lirisë ne një bashkëbisedimi me gazetarët ka komentuar progres raportin e komisionit europian për Shqipërinë. Sipas Ilir Metës, ky dokument është tregues i qartë i devijimit të Shqipwrise nga kursi i reformave që na afrojnë me BE.

Në lidhje me fjalimin e kryeministrit Rama, Meta e konsideroi si një shfaqje të kreut të qeverisë për të hequr vëmendjen nga skandalet dhe korrupsioni.

Skanimi i të gjithë këtyre problemeve që sapo nënvizova tregon një devijim të qartë për Bashkimin Europian dhe reflektojnë drejtimin anti europian dhe autokratik të kësaj qeverisjeje. Bojkotimi i fundit në Strasburg ishte një mesazh I qartë se bllofet dhe shfaqjet teatrore që ai organizon duke cënuar dhe seriozitetin e institucioneve më të rëndësishme europine nuk mund të mbulojnë kurrsesi kursin e tij aventuresk dhe shmangien nga skandalet ku është përfshirë.

I pyetur nga gazetarët mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale, Meta tha se kanë nisur konsultimet me të gjithë aktorët e opozitës.

Kemi nisur dhe procesin për zgjedhjet lokale dhe ku i kemi dhënë rëndësi hyrjes së opozitës në Këshillat Bashkiakë.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se do vijojë denoncimi i aferave korruptive të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›