E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engjellushja: Me leket e pensionit bleva flamuj

Eshte shume e lumtur qe arriti ta shihte me syte e saj Kosoven e pavarur, por i ka ardhur shume keq qe per shkak te moshes nuk ka arritur qe te festonte ne Kosove. Ajo ndodhej per gjate gjithe kohes ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" duke festuar, kesaj here pa pasur frike se ndonje makine mund te kalonte me shpejtesi dhe ta perplaste. Engjellushja eshte nga Gjirokastra ndersa burrin e ka nga Tepelena. Ajo tregon se nuk ka asgje konkrete qe e lidh ate me Kosoven pervec endrres shumeshekullore te te gjithe shqiptareve per pavaresi dhe per nje Shqiperi te madhe.
"Kjo dite eshte dita e endrrave tona. Eshte dita e bashkimit. Deri tani kemi qene njelloj si nje trup, i ndare pergjysme. Ndersa si nje kirurg i mire, mbeshtetesit tane me ne krye Ameriken, arriten t'i ngjisnin keto pjese te ndara", ne kete menyre e percjell emocionin qe ndien Engjellushja, syte e se ciles nuk e fshehin emocionin. Me vete ka nje djale te vogel, te cilin e ka "stolisur' me flamuj dhe tullumbace me fale shqiponjen dykrenore. "Edhe pse jam pensioniste, mora djalin, i bleva flamur dhe tullumbace, dhe dola", tregon pensionistja nga Gjirokastra. Me shume e prekur se kurre nga fati i keq qe ka pasur me pare Kosova, ka qene ne vitin 1999, kohe kur kosovaret u depertuan ne Shqiperi, per t'u strehuar nga bashkatdhetaret e tyre. Qe prej asaj kohe, kur ka pare me syte e saj vuajtjet e ketyre njerezve, Engjellushja ka enderruar per pavaresine e Kosoves.
Ajo eshte e mendimit se me shume sesa nje mireorganizim i Bashkise se Tiranes, festimet jane bere nga vete njerezit. "Pjesemarrja e tyre e larte tregon se ne e duam Kosoven e pavarur", thote gjirokastritja. Ndersa rreth ores 5 e gjysme te pasdites, njerezit paten mundesine te ndjekin nje koncert madheshtor ne Sheshin "Skenderbej". Dje, ishte vertet ftohte, por asnje nuk donte t'ia dinte. Sheshi u gjallerua nga mijera njerez, me paqesore e te lumtur se kurre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›