E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora, rrugetimi per Pavaresine e dyte

Nen sloganin "Vlora e Pavaresise per Pavaresine e Kosoves", mijera qytetare vonjate kane celebruar momentin historik per kombin shqiptar, Pavaresine e Kosoves. Nje mori njerezish, femije te veshur me Kostume popullore, me flamuj e banderola kane marshuar nga Muzeu i Pavaresise ne drejtim te Sheshit te Flamurit. Pas femijeve, aktore te teatrit "Petro Marko" kishin improvizuar nje pajton brenda se cilit "udhetonin" plaku Ismail Qemali dhe Isa Buletini.
Nje rrugetim i dyte i Pavaresise se shqiptareve ne karrocen e Vlores. Te dy personazhet e risjelle kane pershendetur nga karroca qytetaret vlonjate anes rruges, te cilet ndiqnin paraden nen britma gezimi, per Kosoven e pavarur. "Rrofte Kosova e Pavarur!", "Rrofte kombi shqiptar!" kane qene brohoritjet e turmes ne bulevardin kryesor te qytetit te pavaresise se shqiptareve. Ne oren 16.30 karvani i gjate i parades, ku nuk mungonin edhe forca ushtarake tokesore e te marines, u priten nga drejtuesit vendore te Sheshi i Flamurit.
Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika pershendeti bashkeqytetaret ne kete moment historik per kombin. Ai theksoi se kjo dite do te ngelet ne historine e shqiptareve dhe historia i dha Kosoves ate qe prej kohesh ishte mohuar. Gjika nuk harroi te permende aktin e bukur te Keshillit bashkiak te Vlores, i cili disa dite me pare e shpalli kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci "Qytetar Nderi" te Vlores. Festa vijoi ne shesh ku qindra fishekzjarre ndricuan vendin ku Ismail Qemali shpalli Pavaresine. Me tej vijoi nje kocert i madh festiv.
Ne ane te monumentit te Pavaresise ishte vendosur nje video projektor, nga ku u ndoqen drejtperdrejt zhvillimet per Kosoven. Festa zgjati deri vone, duke perfunduar ne lokale apo shtepite e vlonjateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›