Enkileda Carja shkëlqen në Europianin e peshëngritjes, Begaj: Ka ngritur flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Peshëngritësja Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës duke thyer 6 rekorde europiane dhe fituar 3 medalje ari.
Arritjet e peshëngritëses Carja u vlerësuan edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Begaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, Carja pasi ka ngritur flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare, fitoi një tjetër medalje të artë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të Rinj.
“Urime, kampione!” shkroi Begaj.
Carja theu 3 rekorde evropiane në stilin e shkëputjes (95kg, 97kg dhe 98kg) dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë 63 kg.
Gjithashtu, në stilin e shtytjes, Carja theu 3 rekorde të tjera, (113kg, 116kg, 118kg), duke fituar me dalje ari në shtytje dhe në dygarësh.
Kampionati po mbahet nga data 28 tetor deri më 4 nëntor në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, me pjesëmarrjen e 35 shteteve evropiane.
/gj.m/j.p/