E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eno Birko e kalon rrezikun për jetën, balerini i njohur tentoi vetëvrasjen

Balerini i njohur, Eno Birko dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen pak pas mesnate duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

ABC News mëson se Birko, fatmirësisht e ka kaluar rrezikun për jetën.

Megjithatë, Birko ka pësuar dëmtime dhe fraktura të shumta.

“Nga informacionet që kemi siguruar brenda Spitalit të Traumës, gjendja shëndetësore e tij është stabël, ka kaluar rrezikun për jetën. Ka lëndime dhe fraktura të shumta në gjymtyrë dhe në trup. Ai a tentuar vetëvrasjen. Fatmirësisht ka kaluar rrezikun për jetën”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›