Enver Hoxha si burrë shteti
(vijon nga numri i djeshëm)
Publicistja Liliana Hoxha ka bërë një përmbledhje të artikujve në shtypin e huaj për Enver Hoxhën gjatë viteve të komunizmit. Në numrin e djeshëm kishte “grimca” nga shtypi amerikan dhe gjermano-perëndimor. Në pjesën e dytë, sot, lexuesi i “GSH” do të shohë një përmbledhje të artikujve në mediat franceze, italiane apo suedeze.
***
Gazeta “Syd Kurrier” dhe 6 gazeta te tjera të datës 18 nëntor 1981 botojnë artikullin e Rajmond Herhager, me titull: “Shqipëria në kursin e Hoxhës”.
“Nuk duhet të jetë rastësi që pikërisht gjatë Kongresit të shkurtër të komunistëve shqiptarë, në Tiranë, në Universitetin e Prishtinës përsëri ndodhën demonstrata të studentëve, në të cilat u kërkua statusi i Republikës për provincën autonome të Kosovës. Një pjesë e konsiderueshme prej 1.5 milionë shqiptarëve të Kosovës e dëgjojnë në radio me vëmendje Kongresin e Partisë së Punës në Republikën Popullore të Shqipërisë. Siç duket qartë solidariteti i kryetarit të partisë dhe të shtetit, Enver Hoxha, me kërkesat e shqiptarëve të Kosovës në të cilat bën pjesë kthimi i kësaj krahine në republikë të pavarur, u ka dhënë kurajo studentëve në Prishtinë për të protestuar. Kritika e fortë e Enver Hoxhës kundër politikës jugosllave ndaj Kosovës le të kuptohet se Shqipëria do të vazhdojë përkrahjen masive për vëllezërit e saj në vendin fqinj. Lidhur me politikën e jashtme Shqipëria do të qëndrojë në kursin e deritanishëm të pavarësisë. Në mënyrë të qartë Kongresi sqaroi se Shqipëria do të intensifikojë para së gjithash, marrëdhëniet ekonomike me një sërë shtetesh me të cilat ka marrëdhënie diplomatike si: Italia, Franca, Zvicra, Austria dhe vendet skandinave. Fakti që Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatike me Anglinë lidhet me grabitjen e thesarit shqiptar nga anglezët pas Luftës së Dytë Botërore. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me RFGJ deri tani është bllokuar nga kërkesat e shqiptarëve për zhdëmtimet, por fjalimi i Hoxhës në Kongres dha shenja lehtësimi lidhur me këtë çështje.
Gazeta “Zydojçe Cajtung” e datës 3.11.1981 boton një artikull me titull: “Hoxha sulmon udhëheqjen jugosllave: në Kosovë regjim terrorist”, thotë kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare. Në të thuhet: Kryetari i partisë shqiptare, Enver Hoxha kërkoi përsëri statusin e Republikës për krahinën e Kosovës në hapjen e Kongresit të 8 të PPSH në Tiranë. Ai akuzoi jugosllavët se kanë derdhur gjak në Kosovë dhe ushtrojnë regjim terrori kundër shqiptarëve. Ai kërkoi dhënien fund të ndjekjes kundër shqiptarëve dhe lirimin e të burgosurve. Jugosllavia mendon se Shqipëria mban një pjesë të fajit për turbullirat. Tirana kundërshton çdo lloj ndërhyrjeje. Njëkohësisht në Kongresin njëjavor Partia Komuniste e Shqipërisë feston edhe 40- vjetorin e themelimit të saj. Kongresi i Partisë me miratimin e planit te ri pesëvjeçar do të përcaktojë piketat e zhvillimit ekonomik orientuar më shumë nga Europa, pas prishjes me Kinën dhe prerjes së ndihmës ekonomike nga ana e saj. Populli dhe partia këtë “provë të rëndë e kanë kaluar edhe tjetër herë dhe kanë përballuar të gjitha vështirësitë”, theksoi Hoxha.
Gazeta “Zydojçe Cajtung” më datën 28 janar 1982 botoi shkrimin ku thuhet: “Shqipëria në vitin 1945: nga rreth 1.2 milionë banorë, 80% ishin analfabetë. Bujqësia sundohej nga çifligarët sipas metodave mesjetare. Deri në vitet ‘60 fejoheshin fëmijët e porsalindur. Diferencat fetare e përçanin vendin. Industri nuk kishte thuajse fare. Shkolla nuk kishte thuajse fare. Në çdo 4 shqiptarë një prekej nga malaria. PPSH i ka dhënë popullit disa gjëra. Çdo njeri e ka të siguruar punën. Ndryshimet në të ardhurat e njerëzve janë të pakta. Secili ka për të ngrënë, për t’u veshur, ka shtëpi, shërbim mjekësor falas. Të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë në mënyrë të detyrueshme me 8 vjet, por edhe me 12 vjet. Qyteti dhe fshati zhvillohen me përmasa të barabarta. Enver Hoxha qëndron në krye të një shoqërie që mund të quhet monolite, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret perëndimore, por qëllimit të saj ia arin dhe ky është: partia udhëheq regjimin e saj, kërkon që shqiptarët të punojnë, por ama u garanton jetesën. Konkluzioni: deri tani siç duket të dy palët shkojnë mirë”.
Gazeta “Zydojce Cajtung” e datës 26 shkurt 1982 boton pjesën e fundit të shkrimit të Heiko Flotaut për vendin tonë. Kjo pjesë mban titullin “Ateizmi militant i Enver Hoxhës” në të thuhet: “Shkodër, shkurt - Natyrisht një fjalë e Marksit nuk duhet të mungonte, ajo thotë: ‘Feja është opium për popullin’ dhe nuk mund të kalohet pa u vënë re një reminishencë nga e kaluara historike shqiptare: ‘Vatikani e la pa ndihmë heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, në një kohë kur ai i vetëm mbronte botën nga turqit’. Megjithatë Shqipëria përpiqet të restaurojë veprat artistike të kultit të një vlere të pallogaritshme. ‘Ne nuk shkelim pa kujdes mbi trashëgiminë historike’ përgjigjen kur vjen puna për të mësuar për fatin e mijëra ikonave. Muzeu Kombëtar në qytetin e Korçës shërben si shembull për të treguar se si në Shqipërinë ateiste kujdesen për artin fetar mesjetar. Në të vërtetë në këtë godinë gjen vepra të Onufrit të famshëm. 3500 ikona ndodhen në fondin e muzeut. Ato do të restaurohen të gjitha dhe më të bukurat do të ekspozohen në këtë muze”.
Shtypi francez
Paris, AFP, 25.05.1959
Që nga fundi i luftës Shqipëria është nën autoritetin e Enver Hoxhës, i cili organizoi çlirimin e vendit dhe është sekretari i Partisë Komuniste.
Radio “France International” më datë 19.02.1982
Transmetoi një koment të Zhak Aleksander për librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Komenti u dha në lajmet e orës 18:15 dhe u përsërit në ato të orës 21:00.
Në tekst thuhet “Libri ka filluar të shkruhet në vitin 1975 nga ai që ka qënë udhëheqësi i rezistencës shqiptare dhe në krye të frontit të çlirimit, para se të bëhej sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste Shqiptare. Krijimet e tij botohen sot në shqip dhe në shumë gjuhë të tjera, ku tregohet e gjithë historia e këtij populli që donte të ishte i lirë. Anglezët dhe amerikanët u përpoqën deri në fund që të ishin zotërit e Shqipërisë. Enver Hoxha përshkruan imtësisht planet, përpjekjet dhe manovrat e tyre për të penguar Shqipërinë që të bëhej zonja e vetes. Kështu me gjak, me djersë e sakrifica populli shqiptar e ka forcuar Shqipërinë e varfër e të sfilitur nga e kaluara, duke e bërë zonjë të vetes në brigjet e Adriatikut.
Paris, 11 prill 1985, AFP
“Vdiq Enver Hoxha 76-vjeçar, numri një shqiptar që prej 40 vjetësh. Enver Hoxha, lindur në 16 tetor 1908 në Gjirokastër në një familje tregtare muslimane, vazhdoi liceun francez të Korçës dhe më pas shkoi për studime në Francë, në Monpelie dhe Paris, ku u lidh me komunizmin. Pasi u kthye në Shqipëri më 1936 u bë mësuesi i frëngjishtes dhe tre vjet më vonë ai u dënua me vdekje në mungesë për kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Shqipërisë nga trupat e Musolinit. Ai organizoi në ilegalitet rezistencën dhe themeloi Partinë Komuniste Shqiptare ilegale, sekretar i përgjithshëm provizor i së cilës ai u emërua. Komiteti Antifashist Nacional-Çlirimtar që krijoi ai u transformua zyrtarisht në qeveri në tetor të vitit 1944, pas çlirimit të vendit, të cilin ai e arriti pa ndihmën nga jashtë. Pas kthimit të Shqipërisë në Republikë Popullore në janar të vitit 1946, Enver Hoxha u zgjodh në 1948 Sekretar i Përgjithshëm i partisë dhe më pas Sekretar i parë më 1954. Prishi lidhjet me Jugosllavinë më 1948, më vonë largohet nga Moska dhe në 1978 u ftoh me Kinën”.
Radio “France Internationale” më datë 13 shtator 1985 në orën 19:40 dha një intervistë me Sekretarin e Shtetit për marrëdhëniet me jashtë, Zhan-Michel Baile, intervistuar nga gazetarët Alen Lakomb dhe Ralf Pinto, ku thotë: “Para së gjithash, ajo që ra më shumë në sy është se Shqipëria nuk është siç na e kanë paraqitur. Sigurisht nuk dua të them me këtë që ajo është një parajsë e demokracisë që ne e kemi zhvilluar në liri të plotë. Unë isha atje në krye të një delegacioni që numëronte rreth 20 afaristë dhe afro 30 gazetarë. Ata vajtën kudo dhe filmuan e fotografuan çfarë deshën pa as më të voglën pengesë, gjë që nuk bëhet në të gjithë shtetet e kësaj zone. Sidoqoftë ajo që më ra më shumë në sy në fushën politike është para së gjithash dëshira e tyre e zjarrtë për pavarësi. Para çlirimit vendi kishte 90% e më shumë analfabetë. Nuk kishte as strukturën më të vogël ekonomike. Nuk kishte rrugë, nuk kishte elektrifikim. Shqiptarët kanë zhdukur prapambetjen brenda një kohe të shkurtër. Ky vend është i vogël (3 milionë banorë) ka vendosur që në emër të nocionit të pavarësisë të mos marrë kurrë hua dhe të realizojë gjithçka me të ardhurat e veta. Pra, një organizim i veçantë për ideologjinë e këtij vendi për të cilin duhet thënë qartë që është m-l, por mbi të gjitha shquhet për personalitetin e Enver Hoxhës, i cili vdiq kohët e fundit”.
Kanali i I i televizionit francez në emisionin e datës 3 qershor të 1985 transmetoi për kinematografinë shqiptare. Emisioni drejtohej nga Frederic Miteran dhe komentet e filmave u bënë nga Partic Zhed.
Frederic Miteran: “Shqipëria që u farkëtua me revolucion ka krijuar kinematografinë me bindjen e saj marksiste. Këto pamje do t’u interesojnë sigurisht historianëve dhe amatorëve të filmave. Shqipëria kritikon Ten Hsiao Pinin dhe kultin e Pekinit. Shqipëria me të vetmin udhëheqës Enver Hoxha do të luftojë e vetme kundër të gjithë revizionistëve të së gjithë botës. Shqiptarët do të hanë bar në qoftë se do të duhet që Shqipëria të mbetet e pavarur. Një koreografi dinjitoze. Duke luftuar turqit, italianët, gjermanët, fitues ndaj rusëve dhe amerikanëve, artistë të popullit e artistë të merituar, punonjës dhe punonjëse të kinematografisë shqiptare i janë mirënjohës heroit të tyre të pakundërshtueshëm, Enver Hoxhës”.
Shtypi francez, ngushëllime për vdekjen.
Zhan Pier Kot (personalitet e intelektual i shquar) i intervistuar
“Humbja e Enver Hoxhës bëri të vijnë tek unë kujtime të shkuara. Më kujtohet lufta e vazhdueshme për pavarësinë e Shqipërisë kundër çdo ndërhyrjeje të huaj, që filloi me çështjen e ngushticës së Korfuzit. Babai im ishte atëherë i lumtur që mbronte vendin tuaj para Gjykatës Ndërkombëtare. Për atë, Enver Hoxha ishte simboli i besnikërisë së zjarrtë për pavarësi, i vullnetit për të ndërtuar socializmin me rrugën e vështirë të pavarur, duke refuzuar mbështetjen në ndihmat e jashtme të paqëndrueshme, të dyshimta dhe të kushtëzuara. Kështu përshëndes kujtimin e atij që ka mishëruar për shumë vite me radhë këtë vullnet kombëtar.
Pier Vasal, profesor në universitetin shtetëror të Parisit.
Dërgon mesazhe ngushëllimi pasqyruar në Francë dhe Shqipëri dedikuar Enver Hoxhës: “Patriotit të madh, udhëheqësit të popullit e të epokës së tij, kryetarit të shtetit që i dha 40 vjet paqe vendit të tij”.
Shtypi italian
Gazeta “La Stampa”, 3 nëntor 1981 jep njoftimin me titull: “Shqipëria hapet me Italinë” ku thuhet :”Në Kongresin e Partisë Komuniste kishte një hapje të ndrojtur ndaj marrëdhënieve me Italinë dhe me vendet e tjera europiane. Për sa i përket Kosovës, nuk mungoi që të kërkojë kthimin e saj Shqipërisë, duke akuzuar Jugosllavinë për keqbesim ‘të përkryer’. Hoxha ishte me shëndet të mirë. Kështu do të bien hipotezat për një tërheqje aktuale të tij”.
Gazeta “La Republica” e datës 15 prill 1985 boton artikullin me titull “Shqipëria shqiptare”. Bashkëpunëtorja jonë Maria Corti sapo është kthyer nga një vizitë kulturore në Shqipëri. Në përshtypjet e saj midis të tjerash thuhet: “Mbas Luftës së Parë Botërore vendi përsëri u gjymtua nga fuqitë e mëdha. Pastaj më 1924 Shqipërisë iu imponua një lloj kukulle e pamëshirshme siç ishte mbreti Zog. Vetëm nga viti 1941, datë e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare, në qytete e fshatra nisi procesi i organizuar i çlirimit kombëtar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, që vdiq para pak ditësh. Në Shqipërinë e re vizitori ndjehet i mrekulluar nga bashkekzistenca e kulturave të ndryshme deri dhe fetare, pothuajse e vetmja e këtij lloji në Europë. Nga njëra anë kemi shenjat e qytetërimit të vjetër rural me folklor shekullor. Nga ana tjetër kemi komplekset moderne zooteknike, minierat që shtohen, industri mekanike e kimike, bashkë me hidrocentralet që e kanë bërë Shqipërinë një vend eksportues të energjisë elektrike krahas kromit, bakrit, hekurit, nikelit etj”.
Vjenë, 15 shkurt 1982, agjencia EFE në lajmet për Shqipërinë thotë: “Enver Hoxha akuzon Britaninë e Madhe për bllokimin dhe moskthimin e arit shqiptar të grabitur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe bllokoi arin e depozituar në Bankën e Anglisë si zhdëmtim për ngjarjet e Kanalit të Korfuzit. Enver Hoxha vë në dukje se Shqipëria mori një shumë qesharake nga Italia për kompensimet e luftës, ndërsa Gjermania nuk ka paguar absolutisht asgjë. Shqipëria, - nënvizon Hoxha, - nuk do të fillojë bisedime për marrëdhënie diplomatike me Anglinë derisa ky vend të mos i ketë kthyer pasurinë popullit shqiptar”.
Shtypi suedez
Gazeta qendrore suedeze “Dagens Nyheter”, që del në 402 mijë kopje, në 12 prill 1985 nëpërmjet Piter Humfrit shkruan midis të tjerash: “Analistët perëndimorë thonë se Shqipëria po u afrohet kufijve të mundshëm të zhvillimit ekonomik të mundësive të veta, nën udhëheqjen e Hoxhës me kredi të huaja të ndaluara dhe pa taksa. Nga zeroja në 1945 Shqipëria pati rritje ekonomike ekstensive, duke u mbështetur vetëm në burimet e veta. Nxjerrja e mineraleve kryesisht të kromit, për eksportimin e të cilit Shqipëria mban vendin e tretë në botë. E pasur me bakër, hekur, nikel, boksite dhe fosforite, industria kimike, energjetike dhe ajo mekanike kanë si objektiv kryesor eksportin. Ajo ka një prodhim të naftës që vlerësohet në 3 milionë ton në vit si dhe të qymyrit e gazit”.
Gazeta suedeze “Kvellsposten” e datës 20 shtator 1985 shkruan: “40 vjetët e drejtimit të Hoxhës, natyrisht kanë provuar jo vetëm se ai ishte një udhëheqës popullor, por gjithashtu edhe një simbol, sepse Shqipëria u bë pa këneta malariesh, pa vdekje fëmijësh dhe pa vuajtje urie, një Shqipëri sovrane dhe e pavarur nga fuqitë e mëdha”.
Shtypi turk
Gazeta “Jeni Gyn” e datës 18 qershor 1979 boton një artikull me titull “Enver Hoxha dhe SALT- 2”, ku thuhet: “Udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha është një udhëheqës i madh. Nën udhëheqjen e tij Shqipëria u çlirua. Sot po bëhet një zhurmë e madhe për SALT-2. Përfaqësuesit e dy blloqeve janë mbledhur për të diskutuar, por përfundimi i kësaj marrëveshjeje nuk do të thotë çarmatim. Enver Hoxha theksoi në Kongresin e 5 të Frontit Demokratik shqiptar se shumë mbledhje për çarmatimin janë bërë, por asgjë nuk është arritur. Prodhimi dhe gara e armatimeve ka ardhur duke u rritur. Maratona e garës së armatimeve është bërë një çmenduri. Shtetet që janë jashtë blloqeve duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët e të prerë ndaj SALT-it. Ata që duan të jetojnë në paqe e të pavarur duhet ta dënojnë atë, që marrëdhënia midis popujve dhe vendeve të ndryshme të zhvillohet në rrugë paqësore.
Agjencia “Anadolly Azhans” në 27.10.1980 si dhe gazeta qendrore “Gynajden” e datës 26 tetor 1980 me tirazh 500.000 kopje japin shkrimin e mëposhtëm: “Lideri shqiptar Enver Hoxha me nëntitullin ‘Hrushovianët’ midis të tjerash vë në dukje se në vitin 1959 Hrushovi i kërkoi të ndërtojë në Shqipëri një bazë të fuqishme ushtarake me rëndësi të madhe për të kontrolluar tërë Mesdheun.
-Jo Nikita, - theksoi Enver Hoxha. - Kombeve e popujve të tjerë nuk do t’u vijë asnjë e keqe nga Shqipëria dhe për qëllimet e tua nuk do të jap asnjë lloj ndihme ndërhyrjeje në punët e shteteve të tjera, - thotë ai në libër”.
Shqipëria njihet sot në botë si vend ku nuk ka papunësi, ku nuk njihet inflacioni, ngritje çmimesh dhe dukuri të tjera të krizës ekonomike.
Me këtë përmbajtje shkruajnë gazetat turke:
“Gunajden”, “The Milijet” e datës 14 tetor 1983,
“Terxhuman” e datës 15 tetor 1983, “Jenigyn” dhe “Anadoll”, “Bashkent”, e datës 10 tetor 1983.
“Tasvir” dhe “Terkish daily njuz” e datës 15 tetor 1983.
“Jeni Instambul”, “Than”, “Ajrentili”, e datës 17 tetor 1983
Shtypi polak
Gazeta “Argumenti” e Varshavës, datë 4.09.1983 boton artikullin me titull “Konferenca e Paqes, kujtimet e polakut Marian Nashkovski, ish- përfaqësuesi i Polonisë në Konferencën e Paqes në Paris”: “Ndërmjet kujtimeve në Pallatin Luksenburg sjell ndërmend fjalimin e përfaqësuesit të Shqipërisë, Enver Hoxha. Shqipëria nuk mori pjesë me të drejtat e anëtarit, megjithëse këtë e meritonte moralisht. Siç dihet ky vend luftoi me heroizëm pa ndihmë nga jashtë kundër nazifashistëve. Por konferenca u kufizua vetëm me ftesën e Shqipërisë, jo për të folur nga tribuna e saj. Enver Hoxha atëherë ishte i ri, i pashëm, me uniformë ushtarake të thjeshtë, pa dekorata. Megjithatë foli me një pathos të madh dhe gjallëri, me temperamentin e një jugori të vërtetë. Foli në mënyrë të zjarrtë, gjë që me siguri ishte tipar i karakterit të tij, sepse në mënyrë retorike foli drejt, dënoi krimin e fashistëve italianë dhe kërkoi miratimin e klauzolave, të cilat nuk do t’i jepnin mundësi ringjalljes së nazifashizmit.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)