A ka burra sot Shqipëria?
Duket sikur burri me peshë historike Ismail Qemali është produkt virtual politik, për t'u përdorur më shumë si emër i pazëvendësueshëm në ngritjen e flamurit të pavarësisë në Vlorë në 1912- ën, kundrejt shpurës me burra të shquar shqiptarë që e shoqëronin, të cilët i ka caktuar Zogu, i ka zëvendësuar Enveri e i ricakton politika e sotme. Vetëm kaq të thuash, kuptohet se problemi shqiptar pas Ismail Qemalit, ka qenë i ashtuquajturi problem midis vedi, krahas imponimit të Fuqive të Mëdha. Informacioni që do të japim telegrafikisht është kryesisht krahasimor, që lexuesi të mund të gjykojë menjëherë kundrejt analizave të hollësishme të historianëve përgjatë këtij viti.
* * *
- Ahmet Zogu vetëshpallet mbret, duke kthyer në monarki regjimin e post revolucionit demokratiko- borgjez inspiruar në 1912- ën dhe konkretizuar në 1924 për Republikë të Pavarur të Shqipërisë. Mbreti Zog hartoi ligjin për Fyerjet Politike (i barazvlefshëm me atë të 'agjitacion e propagandës' në diktaturë), që dënonte me vdekje ose burgim të përjetshëm, duke përfshirë po ashtu farefisin e rrethin e miqve.
- Pretendimi për udhëheqje të stilit perëndimor mbetet vetëm në imitimin e mënyrës së jetesës nga familja mbretërore, ndërsa qeverisja ishte tejet despotike, me fizionomi otomane e korrupsion galopant.
- Vetëm rroga e mbretit përfshinte rreth 9% të të ardhurave të shtetit, ndërsa Enver Hoxha merrte 16.000 lekë të asaj kohe, në raportin 1 me 2 kundrejt rrogës së lartë shtetërore, që ishte 8.000 lekë. Edhe kjo respektivisht në raportin 1 me 2 kundrejt rrogës së punëtorëve, që ishte 4.000 lekë.
- Është Bernd J.Fischer, madje edhe Edith Durham para tij, që flasin për varfërinë e gjithë Shqipërisë në atë kohë krahasuar me jetën tipike mbretërore të familjes, që binte ndesh me deklaratat e Zogut për rendiment kombëtar perëndimor.
- Mbreti Zog nuk bën asnjë përpjekje, as profilaksie politike apo diplomatike kundër rrezikut fashist, përkundrazi, rrëmben arin e shtetit e arratiset familjarisht.
* * *
- Enver Hoxha në krye të antifashistëve çliroi jo vetëm Shqipërinë, por çoi trupat e armatosura të ushtrisë shqiptare, organizuar gjatë luftës, për të çliruar Kosovën bashkë me partizanët e saj nga okupimi nazifashist, si dhe mbështeti e ndihmoi edhe luftën çlirimtare të popullit grek, - gjë që injorohet pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht nga Anglia në favor të Greqisë, për pretendimet e saj ndaj Vorio- Epirit. Kjo bëhet thjesht për arsye ideologjike, por edhe se Shqipëria është një vend i vogël por tepër strategjik për kontrollin në Mesdhe. Qëndrimi i Enver Hoxhës në Konferencën e Paqes në 1946- ën në Paris nuk siguroi dot trojet e humbura në 1913- ën, por nuk lejoi kurrsesi që Greqia t'i marrë as edhe një centimetër sipërfaqe Shqipërisë, kushte këto kur për Kosovën e Çamërinë nuk kishte asnjë shans.
- Regjimi komunist nuk u vetëshpall në Shqipëri, por u imponua nga aleatët fitues në Luftën II Botërore, si ndaj vendit tonë, ashtu dhe ndaj atyre të Europës Qendrore e Lindore (që u përfshinë në luftë kundër nazifashizmit), prej Konferencës së Jaltës në 1945- ën, për interesa madje nën dominim të sovjetikëve.
- Sistemi bolshevik i vendosur në gjithë Europën të ashtuquajtur Lindore, përcaktoi e diktoi llojin e tij: diktaturë të proletariatit bazuar me parimin marksist- leninist të Luftës së Klasave, që përligjte indirekt dhe luftën për pushtet. Më i egri apo jo Enver Hoxha, ndoqi modelin stalinist si gjithë të tjerët. Por ideologjia m- l përcakton kujdesin për masat e gjera paralelisht me luftën e klasave, si shkak i krimeve komuniste. Enver Hoxha i qëndroi strikt marksizëm- leninizmit, duke qenë më shumë nacionalist. Ideal deri në ekstrem ky, vlerë e tij, por si e tejkaluar solli pasojat e pashmangshme të hermetizimit të Shqipërisë, në ruajtje të sigurt nga rreziku i jashtëm, pse jo duke filluar nga ai sovjetik, jugosllav e kinez, që përcaktoi varfërinë në rendimentin bazë ekonomik, sado të sigurt e të barabartë për të gjithë (sikur dhe bar të hanim - sipas tij).
- Ndërkaq, është e pamohueshme që shteti i Enver Hoxhës faktikisht i ka bërë ballë çdo lloj vështirësie. Enver Hoxha me arsye paranojake, garantoi të paprekshëm kufijtë shqiptarë, me ushtri drejtuar nga kuadro tepër të specializuar e me armatim të fuqishëm bashkëkohor, në thirrje ndaj gjithë botës (si dhe kundrejt detantës SHBA- BS) kundër armëve të shfarosjes në masë. Bunkerët famëkeqë janë shprehje e ekzagjerimit paranojak, por njëkohësisht e idealit të mbrojtjes me çdo kusht të trojeve e popullsisë shqiptare nëpërmjet vendstrehimeve kolektive, të mirëmbajtura e gjithmonë të gatshme në bodrumet e çdo pallati. Edhe me ekzagjerimet që sot janë natyrisht të kritikueshme kundrejt ekonomisë të dobët por të sigurt shqiptare, nuk mund të mohohet potenciali si burrë shteti në profilin e përgjithshëm të Enver Hoxhës. Ëndërrimtar për ndërtimin e socializmit sipas disiplinës m- l, si shtet për masat e gjera punonjëse, Enver Hoxha punoi për të siguruar gjithçka të domosdoshme për ta. Siguroi: Arsimim të detyruar pa pagesë. Mjekim të detyruar masiv (nëpërmjet depistimeve foshnjore, shkollore, e në masë të gjerë) pa pagesë. Siguroi elektrifikimin e gjithë vendit dhe industrisë nga zero në zhvillim. Zhvilloi kulturën dhe artin kombëtar, vlerat e të cilit edhe pse nëpërmjet realizmit socialist determinojnë në kulturën e sotme. Ndërtoi Universitetin Shtetëror të Tiranës me të gjitha disiplinat e shkencat ekzakte kontemporane botërore, si dhe me specifika kombëtare (ato socialo- politike). Ndërtoi Konservatorin me aplikim të teatrit, kinematografisë, muzikës klasike e deri tek folklori. Enver Hoxha unifikoi të gjithë kombin shqiptar nëpërmjet gjuhës si mjeti thelbësor i njësimit të një kombi, nëpërmjet Kongresit të Drejtshkrimit në 1972- in, që pasoi me marrëveshjen e famshme të shkëmbimeve kulturore e shkencore midis Shqipërisë e Krahinës Autonome të Kosovës në Republikën Jugosllave. Ishte kjo marrëveshja që ia imponoi Titos për hapjen e Universitetit Shtetëror në shqip në Prishtinë.
Gjithçka kundrejt sigurisë së jetës, punësimit konstant të individit, paçka që të drejtat e tij të lirisë personale ishin tejet të kufizuara.
Pra dua të parashtroj e të theksoj që, në kuadrin e 100- vjetorit të Pavarësisë, të mos përfillet profili si shtetar prej 45 vjetësh i Enver Hoxhës kundrejt atij të Zogut prej 20 vjetësh, po aq diktator, por që i shiti dhe trojet kombëtare Jugosllavisë për interesa personale pushteti, për t'u bërë mbret, do të thotë që shteti i sotëm, me alibi ideologjinë m- l, injoron shtetin e fuqishëm shqiptar, që iu imponua si i tillë gjithë botës nga personaliteti i Enver Hoxhës si burrë shteti. Është pak të thuash që këta politikanë sot po bëjnë strucin, jo nga injoranca por nga xhelozia.
Sepse shteti i sotëm mund të mburret vetëm me:
- Futjen në NATO për interesa euroatlantike e jo për meritë të tij.
- Ndërtimin madhështor të Rrugës së Kombit (ndonëse nën korrupsion).
- Liberalizimin e vizave.
Ndërkohë që standardi për t'u bërë pjesë e Europës është ende i paarritshëm kundrejt anarkisë kriminale që zotëron jetën e shqiptarëve prej konfliktit permanent PS- PD.
Çfarë do të thoshte gruaja e shtetit, Hillary Clinton, që foli në Kuvendin shqiptar edhe për 100- vjetorin e Pavarësisë, (me buzëqeshje e zemër të hapur, jo vetëm kur këshillonte, por sidomos kur kritikonte), si grua, si motër, por kryesisht si mëmë e mbi të gjitha si burrë shteti, po të dinte se: pozita + opozita shqiptare, të kompleksuara si të paemancipuara, vetinjorojnë 45 vjet histori, madje për temën përkatëse, të shtetformimit më të sigurt, në 100 vjet në ruajtje të pavartësisë rigoroze të vendit madje të rajonit, (çka i interesonte edhe politikës së SHBA- ve) prej gjoja ideologjisë së Enver Hoxhës?
* * *
Kundrejt kësaj rezymeje mbështetur vetëm në teza faktike kam përgatitur për lexuesin shqiptar panoramën se si shihej Enver Hoxha nga bota për sa kohë ishte në krye të shtetit shqiptar. Si nëndrejtoreshë e "Agjencisë Telegrafike Shqiptare" përgjatë viteve '83- '90, fati më çoi tek dokumentet autentike koherente. Përmbledhje kjo precize, duke evituar krejtësisht shtypin marksist- leninist, natyrisht euforik ndaj veprës së tij. Ndaj po zbardh pjesë të punimit tim:
"Enver Hoxha si burrë shteti" (gjykuar nga opinioni botëror nëpërmjet medias dhe personaliteteve politike apo intelektuale).
Enver Hoxha si burrë shteti
Shtypi i SHBA
Gazeta "Ëashington Post" më datë 27/11/1979 boton artikullin me titull "Shqiptarët thonë se miqësia kineze të çonte në qorrsokak", ku thuhet: Udhëheqësi 70- vjeçar i cili ka drejtuar vendin e vogël ballkanik prej 2.5 milionë banorësh për 45 vjet, bën të qartë në librin e tij të ri "Shënime për Kinën", se që në fillim ai dyshonte për kinezët. Enver Hoxha erdhi në fuqi në Shqipëri pasi udhëhoqi kryengritjen komuniste gjatë Luftës II Botërore. Ai për një kohë të shkurtër e ktheu vendin e tij të prapambetur në një kështjellë të vërtetë të socializmit, duke spostuar besnikërinë e tij politike nga Beogradi, Moska deri në Pekin.
Gazeta "Los Angelos Examiner" boton artikullin me titull "Mbrojtja shqiptare" shkruar nga Neil Cerkof. Në të thuhet: "Duket se sa herë bëhet fjalë për një burrë shteti marksist- leninist, qëllimi i mjeteve të shtypit është që të shkruajnë sa më shumë. Kryeartikulli juaj flet shumë mirë për Enver Hoxhën me rastin e vdekjes së tij. A nuk vutë re ju se armiqësia e Shqipërisë kundrejt BS dhe Kinës ka të bëjë me çështje ideore? Këto janë parimet ku bazohet plotësisht Shqipëria. Lidhur me problemet e besimit dhe qeverisjes, a nuk duhet admiruar refuzimi i Shqipërisë ndaj mbrojtësve mistikë të së kaluarës feudale? Çfarë gabimi ka sistemi socialist në Shqipëri, ku çdo qytetar ka të drejtën të punojë, të gëzojë kujdesin shëndetësor dhe atë të strehimit? Në Shqipëri nuk ka as taksa. Unë mendoj se Shqipëria duhet lavdëruar se është e pastër nga e ashtuquajtura liri e alkoolizmit, abuzimet në drogat dhe pornografia. Enver Hoxha udhëhoqi partizanët kurajozë shqiptarë, të cilët luftuan për të çliruar tokën e tyre kundër murtajës fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë Enver Hoxha meriton që të përmendet në mënyrë të veçantë me rastin e 40- vjetorit të shkatërrimit të Rajhut III".
Gazeta "The Neë York Times" e datës 12 prill 1985 ndër të tjera shkruan: "Brenda vendit objektivi i z.Hoxha ishte modernizimi dhe industrializimi i vendit, që në përgjithësi konsiderohej i mbetur si një nga vendet më të prapambetura në Europë. Qeverisë së Hoxhës i takon merita e zhdukjes së analfabetizmit".
Gazeta "Neë York Tribun" e datës 2 maj 1985 boton shkrimin me titull: "Shqipëria në pararojë duket e prapambetur në syrin e Perëndimit", shkruar nga Hjubert Hujber. Në të thuhet: "Shqipëria është i vetmi vend në botë që e ndërton socializmin duke u mbështetur plotësisht në forcat e veta. Shqipëria është një vend pa taksa, pa inflacion e papunësi, ku arsimi dhe mjekësia janë falas. Në një mesazh drejtuar vendit të tij me rastin e 40- vjetorit të çlirimit, personaliteti i fortë Enver Hoxha e riafirmoi edhe një herë rrugën e tij të socializmit. Shqipëria është i vetmi vend në Europën Lindore që zyrtarisht nuk ka borxhe të huaja nga Perëndimi. Sipas Kushtetutës së vitit 1976 ndalohet marrja e huave nga jashtë. Shteti garanton rroga fikse. Shqipëria është vendi i tretë për sa i përket nxjerrjes së mineralit të kromit. Shqipëria plotëson krejtësisht nevojat me energji elektrike, 80% e së cilës prodhohet nga hidrocentralet.
Paris, 12 prill 1985, Agjencia amerikane UPI
Presidenti François Miteran i dërgoi të premten një telegram të shkurtër Presidentit shqiptar Ramiz Alia, me të cilin shpreh ngushëllimet lidhur me vdekjen e udhëheqësit të Partisë Komuniste Enver Hoxha. Miterani thekson në telegram se "personaliteti i fuqishëm i Hoxhës ka përcaktuar historinë bashkëkohore të vendit tuaj".
Shtypi
gjermano- perëndimor
Gazeta "Frankfurter allegemaine Caitung" e datës 7/6/1979 boton një shkrim të korrespondentit të saj në Vjenë, Viktor Mayer, me titull: "Hoxha u bën thirrje shqiptarëve për të punuar më me intensitet", në të cilin thuhet: "Kryetari i partisë shqiptare, Hoxha, në një artikull të botuar në gazetën 'Bashkimi' me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit të Frontit Demokratik, thekson se Shqipëria sulmohet dhe kërcënohet si nga kapitalistët ashtu dhe nga titistët, revizionistët modernë e ata kinezë. Dikush mund të pyesë se nga e merr Shqipëria e vogël forcën për t'u bërë ballë këtyre sulmeve. Këtë forcë Shqipëria nuk e gjen tek mbështetja e ndonjë fuqie tjetër por në vetvete, në forcën e saj patriotike dhe vijën e drejtë m- l të Partisë". Hoxha theksoi edhe një herë, se Shqipëria nuk merr kredi të huaja edhe për pasojat e tërmetit. Shqipëria do t'i eliminojë vetë. "Populli shqiptar do të derdhë gjakun për mbrojtjen e tokave të tij dhe djersën për begatinë dhe ndërtimin e socializmit", - theksoi ai.
Gazeta "Frankfurter Algemaine e datës 3.11.1981 shkruan:
Shefi i partisë Enver Hoxha ditën e dielë kërkoi përsëri statusin e Republikës për provincën jugosllave të Kosovës. Në hapjen e Kongresit të 8- të të partisë shqiptare në Tiranë ai akuzoi jugosllavët se kanë derdhur gjak në Kosovë dhe kanë krijuar një regjim terrori kundër shqiptarëve. Në qoftë se udhëheqja jugosllave do vazhdojë të ndjekë këtë kurs, atëherë opozita e shqiptarëve në vendin e tyre do të bëhet më e fortë, - tha Hoxha. Hoxha është i mendimit se në Kosovë dhe në pjesët e tjera të Jugosllavisë nuk jeton një minoritet, por këta shqiptarë paraqesin një bashkësi kombëtare, një popull autokton me histori, gjuhë dhe kulturë të vetën, i cili u nda nga vendi- mëmë dhe iu dha Jugosllavisë nga fuqitë e mëdha imperialiste.
Gazeta "Frankfurter allgemaine caitung" e datës 3/11/1981, boton komentin e korrespondentit të saj në Vjenë, Viktor Mayer, me titull: "Hoxha mbron të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës" dhe nëntitull: "Le të kuptohet dëshira për marrëdhënie me Bonin" si më poshtë:
Në raportin e tij në Kongresin e 8- të të Partisë së Punës në Tiranë, Hoxha kërkoi nga jugosllavët që këta të rishikojnë me gjakftohtësi dhe të aprovojnë kërkesën për kthimin e krahinës autonome të Kosovës në Republikë të pavarur. Kështu Shqipëria, - tha Hoxha, - nuk ka asnjë pretendim tokësor ndaj Jugosllavisë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e saj të brendshme. Por ajo mbron të drejtat legjitime të vëllezërve të saj matanë kufirit dhe do ta bëjë këtë edhe më me forcë në të ardhmen.
(publikuar dje ne Gazeta Shqiptare, vijon në numrin e sotëm)