E Diel, 1 Nëntor 2026

Enver Peci rizgjedhët kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Enver Peci është rizgjedhur në postin e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës edhe për tre vjet të tjerë. Në pozitën që ndryshe konsiderohet si kryeministri i pushtetit gjyqësor, para vetës ai do të ketë shumë sfida e probleme. Ndikimi i vazhdueshëm i politikës në sistemin e drejtësisë, më shumë se 200 mijë lëndë të pazgjidhura, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në gjykata, e tjera, do të jenë sfidat kryesore edhe në mandatin e ri.

Menjëherë pas rizgjedhjes, në një bisedë për KTV-në, ai ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë tejkalimi i këtyre problemeve. Ai ka thënë se prioritet tjetër i tij do të jetë ngritja e profesionalizimit të gjyqtarëve dhe amendamentimi i disa neneve të Ligjit për Gjykatat, me theks të veçantë nivelimi i pagave të gjyqtarëve me nivelet e tjera të këtij pushteti. Kundër kandidatit Enver Peci ishte kryetarja aktuale e KQZ-së, Valdete Daka./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›