E Diel, 1 Nëntor 2026

Katalonia planifikon të shpallë pavarësinë më 2014 ?

Katalonia planifikon të shpallë pavarësinë e vet në vitin 2014, duke e marrë si precedent Kosovën. Me titullin “Mas ka një plan B për Kataloninë – si Kosova”, gazeta spanjolle ABC raporton gjerësisht për hapat që pritet të ndërmarrin katalonasit. Mas planifikon ta çojë Kataloninë në zgjedhje të parakohshme në mënyrë që partia e tij Konvergjenca Demokratike e Katalonisë, CDC të bëjë koalicion me partinë E Majta Republikane e Katalonisë, që është partia më e zëshme për pavarësi nga Spanja.

Parlamenti i ri që do të inaugurohej në seancën e parë do të kishte në plan vetëm një pikë të ditës, e kjo është – shpallja e njëanshme e pavarësisë së Katalonisë. Ky hap do të ndërmerrej vetëm nëse Madridi e ndalon planin e parë të Barcelonës që është mbajtja e një referendumi për ose kundër pavarësisë.

Kryeministri Rajoy ka paralajmëruar se do ta çojë kërkesën në Kushtetuese për ta pamundësuar referendumin. Madje, katalonasit po planifikojnë që për këtë plan të angazhojnë edhe këshilltarin ligjor të Kosovës në GJND, Sir Michael Wood./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›