E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Petrovci 'falënderon' Millosheviqin

Aktori i mirënjohur nga Kosova, Enver Petrovci ka folur për jetën e tij dhe pikëpamjet e tij mbi çështjet aktuale, artin në Kosovë dhe nostalgjinë për të kaluarën, sidomos në ish-Jugosllavinë federale.

Këtë Petrovci e ka rrëfyer për portalin serb Telegraf, i cili e ka marrë në një intervistë në Prishtinë. Në pyetjen e parë se si po i duket jeta dhe Prishtina ku ka lindur, është shkolluar dhe ka qenë profesor, artist dhe drejtor teatri, Petrovci ka përshkruar ngjarjen.

“Është duke u përkeqësuar, pisllëqe dhe korrupsion.. Në rast se do të pyetej populli, i tërë ky kaos nuk do të ishte. Këtu nuk ka logjikë: hesht dhe jeto, çfarëdo që të ndodhë. Gjeneratat që sot kanë 30 vjet apo më shumë kanë jetuar tërë kohën në geto. Ndoshta sot nuk rrihen nëpër rrugë, por ata akoma jetojnë në geto. Tanimë nuk ka dallim midis fshatit dhe qytetit. Falë mikut tonë Sllobodan Millosheviq, që popullin shqiptar ka shëtitur kudo nëpër botë, nga Zelanda e Re deri në Kamerun, sot kemi krejtësisht një klasë të re të të rinjve, që në mënyrë perfekte flasin gjuhën angleze. Nuk ka sot turpërim që një vajzë del me minifund, të qëndrojë deri vonë, dhe se gratë janë të bukura. Dikush më tha se pas luftës gjithnjë po lindin vajza të bukura.

Ai shpjegon edhe karrierën dhe jetën e tij me teatrin “Dodona”. “Më ofruan katër mure për të bërë teatër. Kanë folur se jam spiun serb, për të mos më prekur, por më pas më kanë shmangur. Kam pasur dy dite për tu bërë gati dhe për të ecur. Politika duron vetëm të dëgjueshmit, kultura nuk mundet. Këtu në kulturë janë të dëgjueshmit, dhe s`ka asnjë nivel. Ka aktorë të mirë, por sikur unë ata janë të përjashtuar. Më kanë thënë që të hyjë në ndonjë parti politike, por nëse kjo do të ndodhë, unë më nuk do të jem artist. Nuk ka kuptim që në këtë rast të merrem me skenën”, ka rrëfyer Petrovci.

Në Beograd ai ka luajtur shfaqjen “Hi Fi” në skenën e Borke Paviqeviq dhe kjo ka qenë para një dekade. Para gjashtë viteve, në shënimin e 50 vjetorit të ekzistimit të Ateliesë 212, Petrovci ka marrë duartrokitje nga publiku beogradas.

“Kur dola në skenën e Beogradit, nuk dija se si do të reagonte publiku. Nuk isha i sigurt. Por kur dëgjova duartrokitjet dhe përshëndetjet, e mora veten. Më thanë se shiko se si të adhuron publiku, dhe më përshëndeti edhe presidenti Boris Tadiqi. Ai atëherë personalisht u mor me mua dhe i tha drejtorit të teatrit që të kujdeset për gjithçka që dua”, rrëfen aktori Enver Petrovci.

Ai thekson se nga artistët serb dëgjohet me aktorin Rade Sherbexhija, i cili interesohet për fatin e tij dhe se këtë e kishte bërë edhe gjatë luftës në Kosovë dhe arratisjes sime në Ohër. Sipas Petrovcit, Beogradi ka qenë një qytet ndërkombëtar dhe i artit, ndërsa sot është fshatarizuar.

Telegraf shkruan se Petrovci nuk është vetëm aktorë, por edhe vallëzues i famshëm pasi fitores së çmimit të parë në “Dancing with the stars në Tiranë”. (Telegraf)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›