Benzema rikthehet në Francë?

Karim Benzema mund të rikthehet në Ligue 1. Nga shtypi spanjoll qarkullojnë zëra për një interesim të Paris Saint Germainit për sulmuesin francez.
Në fakt, Real Madridi duket se ka hequr dorë nga përfaqësuesi francez, ngase Jose Mourinho është i ‘çmendur’ pas kolumbianit të Atletico Madridit, Radamel Falcao, prandaj trajneri portugez duket se është i gatshëm ta sakrifikojë Benzeman për ish futbollistin e Portos, që po shkëlqen në La Liga.
24 vjeçari kishte luajtur në Francë me Olympique Lyonin 5 vjet, ndërsa kishte zbarkuar në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2009.