Enver Petrovci me Sonte jam vetëm, mirëpritet në Metropol
teatrale, por edhe në shumë role filmash për të cilat ka marrë shumë vlerësime. Këtë herë në Tiranë ai erdhi si regjisor dhe u prezantua me dramaturgun e njohur francez, Andre-Pol Antoan (1892-1982) dhe veprën e tij dramatike Sonte jam vetëm. Duhet thënë se kjo shfaqje nisi suksesin e saj që vitin e kaluar, kur u shfaq për herë të parë për publikun kosovar dhe në dy skena të ndryshme: në teatrin e Babës dhe në teatrin Dodona. Publiku arriti të kuptojë se kjo shfaqje nuk mund të shikohet vetëm nga një aspekt, por ajo është e ndërtuar në disa rrafshe dhe kap dimensione të ndryshme dramatike duke u nisur nga drama njerëzore, vetmia e individit, po ashtu ajo na vetëdijëson për rolin e dashurisë në jetën e përditshme dhe roli i dashurisë në ndërtimin e balancës shpirtërore. Në këtë dramë bëhet fjalë për një aktore shumë të bukur, 26 vjeçare, e martuar me një doktor (psikiatër), por ajo nuk është aspak e kënaqur me të, të cilin e ka denoncuar para tri ditësh në polici dhe tashmë ai gjendet në burg. Një natë ajo është e vetme në shtëpinë e saj luksoze, është shumë e vetmuar, e mërzitur, e frikësuar, bisedon me një shoqe të saj në telefon, e cila mundohet disi ta qetësojë dhe ti gjejë dikë që ti bëj shoqëri.