E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enxhi Jetmiri duhet të vendosë

26/02/10 19:10

Enxhi ka folur me Oltën për lojën e mbrëmshme që ka bërë me Mirin. Ajo thotë që nga reagimi i banorëve të tjerë, mund të lëndohen prindërit e saj pasi ajo nuk ka bërë gjë ndërsa banorët e kanë bërë shumë të madhe si çështje. Enxhi thotë që ka pritur të vijnë e ta pyesin se çfarë ka ndodhur e ajo do tja kishte treguar por askush nuk e ka pyetur dhe ajo nuk ka patur ndërmënd të kthejë përgjigje për një pyetje të pabërë. Ajo shton që pasi e treguar fytyrën të gjithë duke folur lart e poshtë për ata, sot e kanë pyetur Enxhin drejtpërdrejt. Ajo i ka thënë që nuk ka patur më vlerë tu kthejë përgjigje në atë çast pasi kishte njëzet e katër orë që flitej për të. Ata i kanë thënë që si ka mundur tja bëjë Rezit atë dhe ajo i ka thënë që nuk e ka as motër as shoqe Rezin, për më tepër ajo e ka pyetur se kur do ta lërë Jetmirin dhe ajo i ka thënë kur të dojë, por më pas kur kanë qënë vetëm i ka thënë si ka mundur tja thotë atë gjë. Atëherë Enxhi i ka thënë që ajo bën lojë të dyfishtë pasi para të tjerëve i ka dhënë përgjigje tjetër, ndërsa vetëm i është shprehur ndryshe. Më pas Rezit i ka ardhur inat pse Miri shpenzon kohën më të madhe me Enxhin dhe jo me të. Ajo thotë që ajo nuk ka hyrë mes Domit dhe Seldit sepse e ka parë që ata ndjenin për njëri-tjëtrin, ndërsa Jetmiri ia ka bërë të qartë që ai nuk ndjen për Rezin (sipas saj) dhe po njihen, dhe Enxhi është e lirë të shprehet dhe të tregojë ndjenjat e saj dhe po qe se dhe ai do të ndjejë të njëjtën gjë, do të bëjnë bam. Ajo i thotë që Jetmiri i pëlqen nga të gjithë meshkujt e tjerë në shtëpi dhe i duket interesant. Për Bledin thotë që ai është kokë e kënbë tek Olta dhe po qe se nuk lidhen ata të dy ajo do të shpërthejë. Olta nuk flet fare dhe bën rolin e dëgjueses së mirë. Ajo i thotë që ata kanë rënë dakort të dy për lojën, nuk ka qënë vetëm vullneti i saj.
Si përfundim ajo i thotë që do të ndajë disa gjëra, nëse ai do të vazhdojë me Rezin apo me atë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›