E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanfina, hera e trete me Florin

Këngëtarja Zanfina Ismajli pritet që të realizoj një këngë të re me Flori Mumajesin

Pas dy sukseseve të fundit muzikore që kishin si autor Flori Mumajesin, këngëtarja Zanfina Ismajli edhe këtë herë i ka besuar këngën e fundit atij.

Bëhet fjalë për një këngë të re e cila i përket zhanrit pop, dhe që pritet të publikohet së afërmi. “Gjithçka është e realizuar nga Flori, duke filluar nga teksti, muzika e aranzhimi, ndërsa mua më ka mbetur vetëm ta këndoj dhe të kujdesëm për pjesët e xhirimit të klipit”, - shprehet Zanfina.

Kënga ka, ashtu si edhe herët e tjera, temën e dashurisë; një fabul që ka në qendër të saj ndarjen, të cilën Zanfina nuk e pranon lehtësisht, pasi ndien ende për të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›