E Diel, 1 Nëntor 2026

Enxhi Kamenica, aksident me makinën e këngëtares

TIRANE - Enxhi Kamenica, modelja simpatike e cila mori famë pas pjesëmarrjes në reality show-n “Big Brother” ka qenë protagonistja kryesore e një aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes së të enjtes në zonën e Bllokut.

Bukuroshja ka shkaktuar kaos në qarkullim pasi është përplasur në betonin që ndan rrugën kryesore nga korsia e emergjencës. Siç kemi mësuar automjeti me të cilin udhëtonte Enxhi nuk ka qenë i saji, por i këngëtares Silva Tafani, e cila është e re në botën e muzikës.

Kamenica nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi në këtë rast ka funksionuar airbag-u, megjithatë asaj i është dashur të kalojë disa orë nën vëzhgimin e mjekëve.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›