E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enxhi përballë banorëve

13/03/2010 21:35

Enxhi ndodhet në dhomën e rrëfimit, shumë pranë banorëve. Ajo ndodhet aty sepse tashmë do flasë me banorët e tu thotë atyre mendimet që ka realisht ajo për ta. Arbana flet fillimisht me të se si po i duket që ndodhet sërish në shtëpinë e Big Brother. enxhi shprehet se po përjeton emocione të shumta dhe se do donte që të futej e të ishte sërish një lojtare, por tani një lojtare e vërtetë e jo si e infiltruar.ajo thotë se të gjithë i ka miq e do donte ti takonte sërish. Arbana mundëson komunikimin me banorët të cilët duken të lumtur që e shohin sërish atë nëpërmjet monitorit. Enxhi flet dhe u thotë se të gjithë janë të mirë dhe shton se nëse dikush ka bërë veprime negative apo ka nxjerrë pjesë negative nga karakteri, këtë e ka bërë për shkak të lojës apo si pasojë e mbylljes në shtëpi për një kohë relativisht të gjatë. Ajo mendon se banorët nuk duhet të ndahen në grupe dhe këtë këshillë ua jep dhe atyre. Arbana e pyet për cdo banor dhe Enxhi shprehet me radhë për ta. Për Edin ajo thotë se e ka kënaqur me batutat e tija, por se përvec atyre, ka qënë shumë pasiv. Për Oltën shprehet se është e zgjuar dhe se po luan. Për Rezin dhe Jetmirin jep këshillë që të tregojnë më shumë ndjenjat e tyre e të jenë më të lirshëm me njeri-tjetrin dhe Rezit i thotë se nuk duhet të vecohet nga të tjerët. Edhe për Erionin dhe Bertinën mendon se janë një cift i bukur dhe më i vërteti aty e që do zgjasë edhe jashtë shtëpisë. Për Hakiun shprehet se do donte që të tregonte më shumë nga vetja dhe se pjekurinë dhe maturinë që e karakterizon, duhet ta tregojë dhe në debate ku sipas saj, ai duket sikur i shmanget. Për Valonin ajo mendon se nuk duhet të fshihet pas moshës së vogël që ka, por të jetë njësoj me banorët e tjerë. Ada sipas saj është inteligjente dhe ka ide të qarta për lojën, por që duhet të jetë më e afërt me banorët e më e hapur. Klodin ajo e shikon si adrenalina e shtëpisë dhe njeri shumë pozitiv. Për Domenikën dhe Seldin shprehet se janë në ajër për lidhjen e tyre e kjo gjë duhet sqaruar prej tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›