E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni flet për ndarjen me Bertinën

13/03/10 15:45

Jetmiri dhe Erioni diskutojnë për situatën e krijuar me Bertinën. Erioni duket tepër i mërzitur me të dhe shprehet se në mëngjes kërkoi ti afrohej, ndërsa ajo e largoi, madje ai tregon se ajo i kishte thënë se nuk donte të fliste më me të. Miri habitet me ecurinë e mosmarrveshjeve mes Erionit dhe Bertinës dhe e këshillon atë që të flasin të dy e të sqarohen si dy njerëz të rritur. Kur nuk do të flasë nuk do- ia kthen ai duke nënkuptuar se as vetë nuk do insistojë më dhe shton se situata mes të dyve ka kohë pas kohe që rëndohet duke u akumuluar cdo ditë ndonjë keqkuptim. Miri mendon se pas dy muajsh që rrinë bashkë, gjëja ë e mirë është të flasin, por thotë se sidoqoftë është zgjedhja e tyre. Unë do sqarohem kur të dojë edhe ajo- thotë Erioni, ndërsa Miri shprehet se Bertina nuk po i duket aq mature me këtë mënyrë sjelljeje dhe flet për zënkën e tyre të fundit se nuk i pëlqeu aspak, madje nuk ishte as një motiv për zënkë e jo më për ndarje. Ai mendon se ndoshta mund të ketë qënë biseda e tij me të dy që mund të ketë ndikuar, por Erioni e mohon këtë pjesë. Miri pyet se mos ndoshta ajo e bën për spektakël, por Erioni shprehet se ajo gjëra të tilla nuk mund të bëjë me të. erioni shprehet se më mirë që ndodhi tani ndarja, ndërsa Miri thotë se i vjen keq dhe i duket e habitshme kjo gjë. Moskomunikimi i mirë dhe fakti se ajo cdo fjalë ma merr sikur po e urdhëron apo cdo gjë ta kthen kundër me inat na cuan këtu- thotë Erioni. Miri insiston që ai ti japë mundësinë për tu sqaruar, por Erioni thotë se vetëm nëse ajo ia kërkon këtë gjë sepse ai nuk do shkojë e tia kërkojë asaj këtë gjë. Ai, në diskutim e sipër, shprehet se kur i mbyll gjërat, e ka të vishtirë ti kthehet prapë dhe thotë se kur mbylli lidhjen tre-vjecare, këtë dy-mujore nuk e ka asgjë. Më pas të dy flasin për lidhjet e tyre, Erioni për lidhjen tre-vjecare, ndërsa Miri për lidhjen me Rezartën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›