Epidemia në Ballsh, analizat fajësojnë Ujësjellësin

Ballash, 12 maj, NOA - Epidemia e Ballshit, ku 237 banorë u infektuan në aparatin e tretjes duke iu shkaktuar të vjella e diarre, ka pasur si burim ujin e pijshëm i cili ka qenë i ndotur nga ujërat e zeza.
Analizat përfundimtare të Institutit të Shëndetit Publik kanë vërtetuar se në mostrat e ujit të marra në pikat fundore të rrjetit të ujësjellësit të Ballshit është gjetur bakteri Esheri Coli i cili gjendet në ujërat e zeza.
Sipas Drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shkak është sasia e ulët e klorit në rrjetin e ujësjellësit, në kundërshtim me udhëzimin e ministrisë së Shëndetësisë.
Nga analizat përfundimtare të kryera në laboratorin biokimik në ISHP përjashtohet mundësia e sëmundjes infektive të Salmonelës apo dizanterisë. Infeksioni që preku banorët erdhi si rezultat i kryqëzimit të ujërave të bardha me ato të zeza, të cilat sollën çrregullime në aparatin tretës duke shkaktuar gastroenterite siç quhet në gjuhën mjekësore. Nga mostrat e ujit që analizuam, u vu re se sasia e klorit në rrjet ishte 0.2 mg në raport me 0.5-0.6 që është norma e OBSH, tha Pipero.
Për të parandaluar ngjarje të tilla dhe në rrethe të tjera të vendit, ministria e Shëndetësisë do të nxjerrë nesër një udhëzim të ri për shtimin e dozës së klorit në rrjetin e ujësjellësit, në prag të afrimit të sezonit të verës.
Mbrëmjen e së hënës, në spitalin e qytetoit të Ballshit, qindra banorë shfaqën probleme me shëndetin. Numri i tyre u rrit një ditë më pas duke e cuar atë në 237 të prekur. Sipas të dhënave më të fundit, zyrtarisht thuhet se shpërthimi epidemic ka përfunduar dhe rastet aktuale që paraqiten në spital janë sporadike.
b.a/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")