E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodra: Ndihma ekonomike të shkojë tek familjet vërtet në nevojë

Tiranë, 12 maj, NOA - Rritja e efektivitetit dhe funksionimi sa më i mirë i skemës së ndihmës ekonomike është prioritet i Ministrisë së Punës, Çëshjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe po punohet për zbatimin sa më të mirë të saj, në mënyrë që ajo tu shkojë familjeve dhe individëve që janë vërtet në nevojë.

Një fakt të tillë e ka pohuar zv/ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Filloreta Kodra, e cila ka organizuar takimin me temën Përmirësimet e mëtejshme ligjore të legjislacionit të ndihmës ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri.

Jemi këtu për të identifikuar problemet dhe ky është vetëm fillimi i këtij procesi. Ndihma ekonomike duhet të shkojë aty ku janë edhe nevojat, theksoi Kodra.

Por ajo u ndal edhe në objektivat për të ardhmen si realizmi i një studimi të legjislacionit për paaftësinë, vlerësimi i klasifikuar i saj, hartimi dhe zbatimi i politikave aktive për rehabilitim profesional me qëllim punësimin e personave me paaftësi etj.

Kodra theksoi se tashmë ka filluar puna për përmirësimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale dhe përafrimin e tij me legjislacionin evropian.

Sipas zv/ministres, reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale synon të ndikojë drejtpërdrejtë në reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet dhe grupet në nevojë, ku përfshihen edhe fëmijët.

Qëllimi i këtij takimi ishte dalja me rekomandime konkrete në lidhje me objektivat që do të shërbejnë për hartimin e politikave për ndryshim në legjislacionin ekzistues të mbështetjes sociale.

Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse politikë-bërëse dhe zbatuese të legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›