E Hënë, 2 Nëntor 2026

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Policia e Fierit njofton se Bejlere Plaka 51 vjeçe, e cila mbeti e plagosur me armë gjahu nga Refit Buzi, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Më herët gjatë ditës, 35-vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, mori peng ish-bashkëshorten dhe u largua me automjet. Pas disa orësh negociata me forcat speciale RENEA, ai dyshohet se u vetëvra brenda automjetit me armën që mbante me vete.

Me vdekjen e 51-vjeçares, numri i viktimave të kësaj ngjarjeje ka shkuar në tre ndërsa ish-bashkëshortja e autorit u shpëtua gjatë ndërhyrjes së Policisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e motivit.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›