E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Në të njëjtin vendim, gjyqtari Hazbi Balliu nuk pranoi kërkesën e Veliajt që Shoqata e Mediave për të Drejtat të përfshihej si palë kryesore në procesin gjyqësor, duke vlerësuar se ai kishte interes të tërthortë dhe jo të drejtpërdrejtë në këtë çështje.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të pretendimeve të paraqitura nga palët gjatë procesit.

Pas përfundimit të seancës, Erion Veliaj komentoi shkurt vendimin e gjykatës, duke deklaruar: “Vendimi dihej!”

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›