Epoka e Frankos në Senjoria. Caubre sjell krimet e padënuara

Romani im ka nisur teksa shihja fotografine e nje gjykatesi ne gazete ne vitin 1985. Keshtu e nis rrefimin per procesin e shkrimtarise se romanit “Senjoria” shkrimtari nga Barcelona Jaume Caubre, roman i cili flet shqip ne perkthimin e Bashkim Shehut.
Jo me kot e nis keshtu rrefimin per romanin e tij shkrimtari katalunas
duke nenvizuar faktin qe personazhi i ketij romani nis pikerisht nga nje
ngjarje konkrete qe evokonte denimin e vone te gjykatesve te korruptuar
qe kishin kryer krime ne kohen e diktatorit Franko. Shkrimtari ka
dhuruar emocione per te pranishmit ne takimin e organizuar ne Tirane ku
merrnin pjese shkrimtare, botues si dhe ambasadori spanjoll Manuel
Montobbio.
“Ishte viti 1985. gjykata e Barcelonës për herë të parë pas 10 vitesh nga vdekja e Frankos dënoi dy gjyqtarë për korrupsion sepse drejtësia gjatë frankizmit ishte në një kalbje totale. U desh të kalonin 10 vite që të dënoheshin për krimet që kishin bërë. Kështu, përfytyrimi I një zotërie që kishte patur pushtet absolute dhe të degradonte të shkonte në burg, ky ishte maksimumi i poshtërimit që mund t’i bëhet një njeriu, ndaj unë vendosa që ky të ishte dhe personazhi i romanit tim” tha Caubre’.
Takimi i publikut me autorin eshte gjithnje interesant, por behet akoma me teper kur ne kete takim merr pjese edhe interlokutori i kulturave dhe gjuheve e ne kete rast perkthyesi Bashkim Shehu.
“Tematika e këtij libri prek disa gjëra që janë në kufijtë e të pakuptueshmes. Gjëja themelore në ekzistencën e një njeriu, erosi, pushteti dhe krimi” tha Shehu.
Romani Senjoria ka marre nje sere cmimesh te njohura letrare si cmimin e kritikes, cmimin Serra d’Or si dhe Priz Mediterranee ne vitin 2004. Cabre konsiderohet nje nga autoret bashkekohore me cilesore ne letersine spanjolle bashkekohore dhe veprat e tij jane perkthyer ne gjuhet me te rendesishme europiane qe nga frengjishtja e deri ne norvegjisht e se fundmi Senjoria mund te lexohet edhe nga lexuesi shqiptar.
Mira Tuci