E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Epoke e re' per Uribe e Chavez

Presidenti i Kolumbise dhe ai i Venezueles Alvaro Uribe dhe Hugo Chavez, kane thene se deshirojne te promovojne marredhenie me te ngushta mes dy vendeve pas tensioneve politike te muajve te fundit. Duke folur ne fund te nje takimi njeditor ne Venezuele, Chavez tha se po agonte nje dite e re e bashkepunimi. Uribe nga ana e tij shprehu optimizem se dy vendet tani mund te tejkalojne mosmarreveshjet e se shkuares dhe te perqendrohen ne marredheniet ekonomike me rendesi jetesore. Marredheniet mes dy udheheqesve u perkeqesuan vitin e kaluar pasi Uribe e largoi Chavez nga roli i mediatorit mes qeverise kolumbiane dhe levizjes rebele majtiste, FARC pas pretendimeve se ai ishte mbeshtetes i tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›