E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kunder largimit te Rusise nga G 8

Dy kandidatet per president te SHBA-se tregojne edhe nje here pikepamjet e tyre te ndryshme per politiken e jashtme te vendit. Ne nje interviste per kanalin e mirenjohur amerikan CNN, kandidati demokrat, Barak Obama, kundershton perjashtimin e Rusise nga grupi i tete vendeve te industrializuara, sic u sugjerua nga rivali i tij republikan Xhon Mekein, duke u shprehur se bashkepunimi i Moskes ishte i nevojshem per te luftuar rrezikun berthamor. “Do te ishte nje gabim”, tha Obama gjate intervistes, kur u pyet lidhur me propozimin e Mekeinit. “Nese duam te bejme dicka kunder perhapjes se armeve berthamore, sa per te permendur nje ceshtje qe une e shikoj te rendesishme sa te tjerat, duhet te kemi te perfshire edhe Rusine. Sasia e materialeve berthamore qe ndodhet ne ish-bashkimin Sovjetik dhe sasia e njerezve te afte qe ata kane tregon se pa bashkepunimin e Rusise, lufta jone ne kete drejtim do te ishte shume e dobet”, nenvizoi senatori i Ilionisit. Mekein me pare ishte shprehur se do te kerkonte largimin e Rusise nga G8-a si nje ndeshkim per mosrealizimin e reformave mbi lirite dhe te drejtat politike. G8 perfshin gjithashtu SHBA-ne, Britanine e Madhe, Francen, Italine, Gjermanine, Kanadane dhe Japonine. Lideret e tyre mblidhen cdo vit ne nje nga keto shtete per te diskutuar sfidat me te medha politike dhe ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›