“Epstein”, Bill dhe Hillary Clinton do t’i përgjigjen pyetjeve të Dhomës së Përfaqsuesve

Një çerek shekulli pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein.
Pas muajsh refuzimi për t’u paraqitur para Komitetit, duke pretenduar se procesi ishte i motivuar politikisht, Clintonët ndryshuan mendje vetëm kur u bë e qartë se ata mund të akuzoheshin për shpërfillje të kongresit.
Hillary Clinton do të flasë e para, ndërsa Bill Clinton një ditë më vonë, pra të premten.
Sipas mediave amerikane, dëshmia e tyre dhe përgjigjet ndaj pyetjeve të ligjvënësve do të mbahet nëpërmjet lidhjes video.
Dëshmitë do të jenë të mbyllura.
Sipas dokumenteve që janë publikuar deri tani, Bill Clinton përdori avionin privat të Epstein disa herë, ndërsa emri i tij shfaqet edhe në episode të tjera.