Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese.
Gjici kërkon prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm.
Ai u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për ‘aferën seksuale’ brenda zyrës së kryetarit të Bashkisë Kukës.
Në 19 maj 2025, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur në masën “arrest në shtëpi”.
Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga Apeli i GJKKO. Ai u arrestua në qershor të vitit 2023 dhe u dënua përfundimisht nga Apeli i Posaçëm në të njëjtin muaj me 4 vite e 6 muaj burg, një dënim që u reduktua në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ai qëndroi në qeli 23 muaj.