Era e fortë në Lezhë rrëzon pemën e Krishtlindjes dhe dekorin festiv

Në Lezhë, era e fortë që ka përfshirë rajonin që prej mesditës të së premtes ka krijuar probleme edhe gjatë ditës së sotme (16 dhjetor). Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.
Gjithashtu janë dëmtuar edhe linjat elektrike në disa zona por falë ndërhyrjes së OSHEE, u bë i mundur rikuperimi i shpejtë i dëmeve brenda një kohe të shkurtë me qëllim që mos të ketë ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike.
Moti i keq në vend me reshje dëbore e shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në disa rrethe.
/rtsh.al/