E Martë, 3 Nëntor 2026

Regjistri i adresave/ Ministria e Brendshme gati projektligjin për unifikim, pritet kalimi në Qeveri

Brenda këtij viti Ministria e Brendshme do t’i kërkojë Këshillit të Ministrave që të kalojë përmes një VKM-je të posaçme projektligjin për Gjendjen Civile dhe sistemin e adresave, përmes të cilit synon standardizimin dhe unifikimin e  regjistrit të adresave.

Për të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë problematika sa i përket sistemit të adresave, ata kanë mundësinë që të deklarojnë të dhënat në e-Albania, pasi nëse nuk deklarojnë adresën do t’ju ndalohet shërbimi në Gjendjen Civile.

Adresën duhet ta deklarojnë dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Çdo person që ndryshon  adresë duhet ta deklarojë atë online brenda 30 ditësh.

Institucionet, me miratimin e këtij projektligji, pritet të kenë një sistem adresash unik dhe i gjithë projekti pritet të mbyllet Brenda vitit 2024.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›