E Diel, 1 Nëntor 2026

Era në krah të kundërt, policia hedh gaz lotsjellës nga Kullat Binjake! Efektivët godasin të rinjtë edhe me gur! Studentët iu kundërpërgjigjen me molotovë

Përplasje të ashpra mes të rinjve dhe policisë gjatë orëve të drekës përpara Kryeministrisë.

Prania e madhe e protestuesve të rinj, ka bërë që policia të shtojë sasinë e gazit lotsjellës.

Sakaq për shkak të erës në krah të kundërt me turmën, policia ka hedhur gaz edhe nga lart prej Kullave Binjake.

Gjithashtu efektivët kanë goditur turmën e të rinjve edhe me gurë. Studentët dhe nxënësit nga ana e tyre i janë kundërpërgjigjur me molotovë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›