E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama, jep dorëheqjen”- Salianji: I ka vënë qytetarët përballë policisë, përgjegjësi politike e tij

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale për përplasjet gjatë protestave, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar në vend.

ervin salianji

Salianji thekson se qytetarët dhe punonjësit e policisë nuk janë armiq, por palë që përballen me të njëjtat vështirësi, ndërsa akuzon qeverinë se po i vë kundër njëri-tjetrit.

Postimi i Ervin Salianjit: 

Shqipëria po përjeton sot një përplasje të fortë prej keqqqeverisjes se Edi Ramës. Ai është përgjegjës, dhe ka ndarë dy palë që në thelb kanë të njëjtat halle: qytetarëve të varfër, të rinj të shtypur dhe të keqtrajtuar nga njëra anë, dhe punonjës të Policisë, të keqtrajtuar e të përdorur nga pushteti, nga ana tjetër.

Ata nuk janë armiq. Ata kanë të njëjtat shqetësime, të njëjtën pasiguri dhe të njëjtën nevojë për dinjitet.

Përgjegjësia politike për këtë përplasje i takon Edi Ramës që i vë qytetarët përballë njëri-tjetrit, në vend që t’u japë zgjidhje halleve të tyre.

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë përçarje, dhunë dhe padrejtësi. Ka nevojë për përgjegjësi, dinjitet dhe ndryshim.

Edi Rama, jep dorëheqjen!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›