E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdhi nga Italia, ekzekutohetnë Vlorë, pronari i një lokali

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } VLORE - Pronari i një restoranti në zonën e Skelës është ekzekutuar me armë mbrëmjen e djeshme në lagjen "28 Nëntori" pranë vendit të njohur si "Albano e Romina" të qytetit të Vlorës.

Vrasja ndodhi rreth 30 minuta pas  mesnatës së të martës, (20 gusht). 

Viktima është Agron Çela, 52 vjeç. Vrasja mendohet se është kryer nga një person i vetëm, i cili dyshohet se ka qëlluar me një armë zjarri pistoletë të kalibrit 9 milimetërsh dhe më pas është larguar duke përfituar nga errësira. 

VRASJA  KUR PO DILTE NGA MAKINA, ISHTE ME FAMILJEN E TIJ
Sot në mëngjes korrespondenti ynë Armand Xhelili informoi se viktima u ekzekutua në një parkim pranë banesës së tij. Viktima ka qenë duke parkuar automjetin e tij kur eshte qëlluar me armë. Mesohet se plumbat e marre i kanë shkaktuar dëmtime të rënda dhe vdekjen e menjëhershme.  

Në makinën tip Benz me targa italiane Agron Çela ka qenë i shoqëruar edhe me familjen e tij, gruan dhe vajzën.
 
Autori duhet të ketë  pritur që të largohet vajza dhe gruaja e viktimës, dhe ka shtënë. Pasi ata kanë dëgjuar të shtëna, dhe ulërima nga fqinjët "u vra, u vra" kur kanë qenë fare pranë banesës, rreth 60 metra larg vendit ku ishte parkuar makina. Ato kanë shkuar menjëherë në ndihmë të viktimës por e kanë gjetur të vdekur, dhe nuk kanë mundur të shohin se kush ishte autori apo (autorët)  

Policia po punon për zbardhjen e pistave dhe të autorit të krimit. Zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për vrasjen.  

VIKTIMA KISHTE PAK MUAJ QE ISHTE KTHYER NGA ITALIA
Agron Çela, rezident në Leçe të Italisë kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia dhe kishte hapur një restorant në zonën e Skelës pranë Portit të Vlorës. Familja e tij e përbërë nga bashkëshortja dhe 3 fëmijët, jetonte në Itali dhe 10 ditë më parë kishte mbërritur në Vlorë  për të kaluar pushimet. 

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje si dhe ekspertë të kriminalistikës të cilët kanë marrë provat materiale dhe janë pyetur disa persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë.

(Foto: Makina pranë së cilës ndodhi vrasja dhe viktima Agron Çela) 

Redaksia online
(sg/ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›