E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, Lukashenko merr 72 % të votave në një sondazh

Agjencia publikoi sondazhin e parë pas mbylljes së qendrave të votimit nga një instituti i afërt me pushtetin në orën 11:00, ose shtatë orë përpara mbylljes së qendrave të votimit. Drejtori i këtij organizmi (EKOOM), Sergei Musienko, deklaroi se Lukashenko ka marrë 72,03 për qind të votave, kundrejt 6,33 për qind që mori ish-zëvendësministri i Jashtëm Andrei Sanikov. Asnjë prej tetë kandidatëve të tjerë nuk ka marrë më tepër se 5 për qind të votave.

Megjithatë, ky institut nuk i konfirmoi sot këto rezultate për AFP-në. Shtatë prej nëntë konkurrentëve të presidentit aktual kanë denoncuar tashmë votimin e manipuluar. Ata u bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të manifestojnë sot në mbrëmje në sheshin “Tetori” në Minsk në orën 18:00, ora e mbylljes së qendrave të votimit.

Lukashenko, i zgjedhur në vitin 1994 në zgjedhjet e para presidenciale të Bjellorusisë së pavarur, është rizgjedhur në vitin 2001 dhe në vitin 2006 me 83 për qind të votave në përfundim të votimeve të karakterizuara, sipas vëzhguesve, nga parregullsi.

                                                                                             2010-12-19 16:23
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›