Erdoan: Izraeli të kërkojë falje dhe të heqë embargon
Gjatë konferencës së shtypit në fund të samitit të G20-s, Erdoan përsëriti tre kërkesat e Ankarasë: falje nga ana e Izraelit, ngritjen e një komisioni ndërkombëtar hetimi dhe heqjen e plotë të embargos ndaj territorit palestinez.
Heqjen e plotë të embargos, kryeministri turk e kërkoi duke cituar raportet e OKB-së mbi mungesën e ushqimeve, medikamenteve dhe materialeve të ndërtimit në Gaza.
''Njerëzit atje vuajnë. Askush nuk mund të flasë për një sulm kundër Izraelit'', theksoi kryeministri turk, Erdoan.