Berisha: Opozita të bashkëpunojë për Kodin Zgjedhor
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha ka kërkuar nga opozita bashkëpunim për reformën e re zgjedhore, duke zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR.
"Në të gjitha reformat, kontributi i opozitës është i domosdoshëm. Për të gjitha ligjet që kërkojnë tre të pestat, opozita do të ketë të drejtën të bëjë çdo amendament që është brenda standardeve dhe maxhoranca do t'i pranojë ato, qoftë për Gjykatën Administrative, Kodin Elektoral apo imunitetin", u shpreh Berisha.
“Unë ftoj opozitën shqiptarë që të zbatojmë rekomandimet e OSBE/ODHIR. Opozita duhet të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore. Vendi ynë ka një traditë në reformën elektorale, dhe këto reforma mundësuan rotacionin e pushteteve. Unë e garantoj prapë opozitën që zëri i saj do të jetë kryesor në të gjitha formulat”, tha Berisha. Kreu i qeverisë u shpreh më tej se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme dhe ato morën vlerësimin maksimal të ndërkombëtarëve.
Ai sqaroi se zgjedhjet ishin më të kushtueshmet për Shqipërinë, duke shpenzuar 40 milion euro, pasi u përdorën teknologjitë më të përparuara.
“Pavarësisht zhurmave nuk pati asnjë shqiptar që nuk votuan. Ishin këto zgjedhje ato që përcaktuar vendimet më të mëdha të këtij kombi nga qershori 2009 në qershorin 2010. Pa karakterin e këtyre zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pa dëshminë e arbitrit ndërkombëtar që nuk pati asnjë provë manipulimi, unë ju garantoj ju se asnjë nga vendimet e marra deri më sot nuk do merrej për Shqipërinë. Këto zgjedhje bënë të mundur që të merren vendimet më përcaktuese në procesin e Shqipërisë në integrimin evropian”, u shpreh Berisha.
Kryeministri tha se ishin këto zgjedhje që pavarësisht nga zhurma bënë që Shqipëria të votohej unanimisht nga ministrat e BE-së në nëntor si një vend me të cilin do të hapeshin negociatat për statusin e vendit kandidat si dhe sollën në Shqipëri pyetësorin e KE-së në dhjetor të vitit të shkuar.
“Ishin këto zgjedhje që realizuan pyetësorin që me përgjigjet e tyre botuan të dhënat më të plota për këtë vend. Ishin këto zgjedhje që bënë që të propozohej për liberalizimin e vizave për në Bashkimin Evropian. Ishin këto zgjedhje që PE-ja të votojçë me unanimitet të pa parë mbështetjen për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe për Komisionin Evropian. Unë ju garantoj ju se të gjitha këto kanë pasur si faktor zgjedhjet”, tha gjithashtu kryeministri Berisha.