E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan: Sulmi Izraelit kundër Iranit do ishte katastrofë

"Duhet të zgjidhim konfliktin me rrugë diplomatike'', tha Kryeministri turk duke shtuar se Turqia ka bërë thirrje për një zgjidhje të çështjes bërthamore iraniane me anë të një dialogu duke theksuar se sanksionet ekonomike apo ndonjë veprim ushtarak do të kishin pasoja të rënda për të gjithë rajonin.

''Nuk duhet të ngrihemi nga tavolina e negociatave deri në fund'', përfundoi Erdoan.
Erdoan do të takohet sot në Madrid me kryeministrin spanjoll, Hose Luis Rodriguez Zapatero.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›