E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotët e Lufthansas hynë në grevë 4 ditore

Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania, e cila me anë të një deklarate për mediat tha: “Konfirmojmë se greva e përgjithshme 4 ditore ka nisur sot ne mesnate”.

Kjo krizë përveçse do t’i kushtojë dhjetëra milionë euro kompanisë më të madhe evropiane mendohet se do t’i kushtojë shumë dhe udhëtarëve.

Kjo greve ka pezulluar 2/3 e të gjitha fluturimeve të Lufthansas. Numri i pilotëve që kanë pezulluar punën është rreth 4 mijë. Ata kërkojnë garanci pune pas kërcënimeve nga Austrian Airlines e Lufthansa Italia, të cilat paguajnë rroga më të ulëta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›