Erdogan: Izraeli është shtet terrorist

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist”.
“A mund të kenë vend në këtë botë ata që masakrojnë fëmijë? A mund të themi se ata respektojnë njerëzimin? Për këtë arsye unë them se Izraeli është shtet terrorist”, ka thënë Erdogan.
Ai i ka bërë këto komente në një takim të Këshillit Islamik të Euroazisë në Stamboll.
Komentet e Erdoganit vijnë në kohën kur luftimet ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre.