Mourinho afër arritjes historike

Për trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, sfida me Manchester Cityn në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të jetë e veçantë.
Trajneri portugez, i cili në të kaluarën e kishte udhëhequr Porton, Chelsean dhe Interin, me ndeshjen e së martës mbrëma do të bëhet trajneri më i ri në histori që i udhëheq 100 ndeshje në garat evropiane.
49 vjeçari nga Setubali do t’i lë kështu prapa trajnerët e njohur si Sir Alex Ferguson, Arsene Wenger, Carlo Ancelotti, etj, të cilët nuk e kishin arritur një gjë të tillë në moshë të njëjtë me trajnerin e suksesshëm, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.