E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Shqipëria, partner strategjik

Ankara, 9 mars, NOA - Kryeministri turk, Rexhep Erdogan i ka rezervuar një takim të veçantë kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadrin e pranisë së saj në Samitin Botëror Të drejtat e Grave lidhin Lindjen me Perëndimin. Nga ana e tij, Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje çështjes së promovimit të të drejtave të grave.

Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon, tha ai, duke shtuar se në katër vitet e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta.

Gjatë bisedës, u theksua se biznesi turk vlerëson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.

Ndërkaq, të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi dhe ambicia për të kapërcyer
vlerën e një miliard dollarëve të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve.
n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›