E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Turqi-Shqiperi, lidhje solide

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit sot ne nje takim te vecante nga kryeministri i Turiqise, Rexhep Taip Erdogan.

Duke i uruar mireseardhjen dhe falenderuar per pranine e saj ne samitin boteror “Te drejtat e Grave lidhin lindjen me perendimin”, z. Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojne gjithnje e me teper vemendje eshtjes se promovimit te te drejtave te grave.

“Turqia dhe Shqiperia mbeten jo vetem vende te lidhura nga tradita historike e miqesise dhe bashkepunimit, por gjithnje e me shume ato po kthehen ne dy partnere strategjike dhe faktore te rendesishem te stabilitetit dhe sigurise ne rajon. Ne kater vitet e fundit marredheniet midis dy vendeve jane intensifikuar edhe ne nivlelet me te larta. Shqiperia eshte vendi qe kam vizituar me shpesh”, tha ai.

Ne bisede u shpreh kenaqesia per rritjen e bashkepunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamike dhe u shpreh vullneti per rritjen e metejshme te bashkepunimit ne te gjitha fushat me interes reciprok.

Kryetarja e Kuvendit pati takime me ministre, deputete e senatore te pranishme ne samitin per te drejtat e grave.

Zonja Topalli u takua edhe me kryetaren e Parlamentit te Pakistanit, duke vleresuar me kenaqesi lidhjet miqesore qe ekzistojne mes dy vendeve e qe duhen shtrire me tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›