Erdogan: Turqia e vendosur për në BE
Bruksel - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan u shpreh se Turqia vazhdon të ecë e vendosur në rrugën drejt anëtarësimit të Bashkimit Evropian dhe tha: "Do ta gjallërojmë procesin e Bashkimit Evropian". Erdoan u takua në Belgjikë me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe gjatë bisedimeve me ta ai tha se pengesat politike dhe sociale që dalin përpara turqve, mund të kapërcehen me unitet dhe bashkim. Ai theksoi se Turqia po përparon e vendosur në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe ata kanë për ta gjallëruar më shumë këtë proces. "Ky proces nuk është i shkurtër. Liderët evropianë janë duke thënë gjëra të ndryshme. Këto edhe do të ndodhin. Herë janë naze e herë janë politikë. Ndonjëherë na nxjerrin përpara Qipron e Jugut, e dimë që do të vazhdojnë ta nxjerrin, por ne do të ecim përpara. Bëhen këto gjëra e lind pyetja se ç'do të ndodhë? Turqisë nuk ka për t'i ndodhur asgjë. Po ua them me sinqeritet, Turqia nuk humbet asgjë. Ai që humbet është Bashkimi Evropian." tha Erdoan.
Ai nënvizoi faktin se Turqia luan një rol aktiv në politikën e jashtme dhe gjatë bisedimeve Palestinë-Izraeli Turqia i kritikoi sulmet e Izraelit. "Ai vjen në Turqi përpara raundit të pestë të bisedimeve Izrael-Siri dhe nuk na flet fare për këto tema. Pas 4 ditësh shkon edhe fillon bombardimin. A mund të jetë kaq i pashpirt? Thonë që Tajjip Erdoani flet me shumë emocion. Unë jam baba dhe në të njëjtën kohë jam kryeministër i Republikës së Turqisë. Sigurisht që do të kemi një pikëpamje tonën.", tha ai.