Al Kaeda kërcënon ushtarët gjermanë
Kabul - Organizata terroriste Al Kaeda, kërcënoi nga një faqe interneti se do të sulmonte ushtarët gjermanë. Këtë fundjavë në faqen e internetit në fjalë, njësia mediatike e Al Kaedës me logon As-sahab, publikoi një mesazh video me titullin "Paketa e shpëtimit për Gjermaninë" me anë të së cilës nënkuptonte se edhe ushtarët gjermanë kanë marrë pjesë në luftën kundër Talibanit në Afganistan. Në pamjet e videos duket një person me maskë, i cili duke kërcënuar Gjermaninë thotë se asnjë vend nuk është i sigurt për ushtarët gjerman. Në pamje duket se ky person është gjermani "Ebu Talha".
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, përpara Ambasadës së saj në Kabul ka bërë një deklaratë në lidhje me sulmin dhe kërcënimet e bëra me video, ku theksohet se Gjermania është një objektiv i veçantë për Al Kaedën."
Në Kabul të Afganistanit ishte organizuar një sulm përpara ndërtesës së Ambasadës Gjermane, si pasojë e të cilit u vranë 5 vetë dhe 30 të tjerë u plagosën.